Van der Vaart i frustruar, sulmon 'mafian' e Barcelonës në një paraqitje eksplozive në TV - NACIONALE

Van der Vaart i frustruar, sulmon 'mafian' e Barcelonës në një paraqitje eksplozive në TV

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rafael van der Vaart lansoi sulmin më eksploziv të tij deri tani, ndaj Barcelonës dhe paraqitjes së saj kundër Rayo Vallecanos - shënjestroi krejt klubin.

Gjiganti katalunas kishte vështirësi financiare, por prapë arriti të sigurojë shërbimet e Franck Kessiet, Andreas Christensen, Raphinas, Robert Lewandowskit dhe Jules Koundes këtë verë.

Për ta bërë këtë, atyre u është dashur të aktivizojnë një sërë levash ekonomike dhe aktualisht janë në mosmarrëveshje me lojtarët në lidhje me statusin e tyre në 'Camp Nou'.

Frenkie de Jong dhe Martin Braithwaite po refuzojnë të largohen, derisa klubi mezi po pret të lirohet nga pagat masive të tyre.

Van der Vaart nuk është një që i ruan fjalët dhe gjatë një paraqitjeje në një televizion holandez, nuk u spraps.

Ish-mesfushori i Real Madridit e quajti presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, një 'idiot', derisa krahasoi klubin me 'mafian'.

Ai u shpreh për 'TheEuropeanLad': "Si dreqin mund të blesh lojtarë kur nuk ke para? E gjej si turpëruese. Dhe Laporta, i cili qesh kudo me kokën e tij të madhe. Ky njeri mendon se është mbreti. Por unë mendoj se është idiot".

Ai pastaj adresoi trajtimin që po i bëhet De Jong, minutazhi i të cilit dukshëm është reduktuar në parasezon.

Holandezi madje u aktivizua edhe në qendër të mbrojtjes dhe Van der Vaart beson se bashkëkombasi i tij ka të drejtë të qëndrojë në Kataluni sa të dojë.

Ai vazhdoi: "Nuk mund t'i trajtosh njerëzit kështu. Frenkie fiton shumë? Ju nënshkruani një kontratë dhe pastaj e përmbushni për t'u larguar në kushte të mira, por jo kështu.

"Kjo është mafia dhe duhet të ndëshkohen.

"Emri i Barçës është shndërruar në një të keq. Është klub madhështor dhe të gjithë duan të luajnë aty.

"Por tani për tani, e gjykojmë ndryshe dhe është turpëruese të luash për ta".

Ka pikëpyetje rreth statusit të regjistrimit të transferimeve të reja të Barcelonës, derisa Kounde do të mbetet i pa regjistruar.

Ai nuk luajti kundër Vallecanos, e cila arriti të sigurojë një barazim 0-0.

Christensen, Raphina dhe Lewandowski startuan, derisa Kessie u inkuadrua nga banka rezervë në pjesën e dytë.

Sergio Busquets u përjashtua në fund, për të kulmuar një natë frustruese për skuadrën e Xavit.

Lajme të ngjashme