PSG-ja e shkatërron Montpellierin, Barcelona ndalet nga Vallecano - NACIONALE

PSG-ja e shkatërron Montpellierin, Barcelona ndalet nga Vallecano

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Paris Saint-Germain ka arritur edhe fitoren e dytë në kampionatin francez nga dy të zhvilluara, kësaj radhe ka mposhtur Montpellier me rezultat të thellë 5:2, ndërsa Barcelona është ndalur me barazim 0:0 në Camp Nou nga Rayo Vallecano

PSG – Montpellier

Parisienët duken mjaftë në formë në këtë fillim kampionat, dhe mbi të gjitha Lionel Messi duket se u kthyer në formën më të mirë të tij, pasi gjatë 180 minutave të para ka dhuruar magjinë që vetëm ai di ta bëjë më së miri, duke ta kujtuar kohën e tij në Barcelonë disa vite më parë.

Messi në këtë ndeshje ishte i gjithanshëm. Krijonte raste por edhe tentonte të shënonte. Ai tentoi të shënonte disa herë gjatë 45 minutave të para por portieri Omlin në formë nuk e lejoi një gjë të tillë, duke ia ndaluar edhe gjuajtjen e lirë por edhe një goditje nga loja.

Jordan Ferri i Montpellier luajti me dorë gjatë minutës së 22-të, dhe përmes VAR u akordua penallti. Kylian Mbappe goditi nga pika e bardhë por u prit nga portieri u skuadrës mysafire.

Goli parë i takimit për parisienët erdhi në minutën e 39-të ku Sacko shënoi një autogol, për rezultatin 1:0, ndërsa shumë pak minuta më vonë ishte Neymar që realizoi nga pika e bardhë pas një penalltie tjetër të akorduar, për rezultatin e pjesës së parë 2:0.

Parisi e filloi mirë pjesën e dytë, ku menjëherë pas gjashtë minutave shënoi golin e tretë, dhe sërish realizator ishte Neymar, për rezultatin 3:0.

Montpellier arriti ta ngushtojë epërsinë e tre golave në dy, në minutën e 58-të takimit, pas golit të shënuar nga Wahbi Kazri, për rezultatin 3:1.

Parisi shënoi edhe golin e katërt të takimit, ku nuk kishte si të mungonte në listën e realizatorëve, francezi Mbappe. Ai shënoi për 4:1 në minutën e 69-të të takimit.

Kryeqytetasit e Francës nuk kishin të ndalur, ata realizuan edhe golin e pestë të takimit me anë të sapo transferuarit, Renato Sanchez, në minutën e 88-të, për rezultatin 5:1.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Montpellier, të cilët arritën ta shënonin golin e dytë në minutat shtesë të takimit me anë të Enzo Tchato, për rezultatin 5:2.

Kështu Parisi kryeson tabelën në ligën franceze me dy fitore nga dy takimet e zhvilluara.

Barcelona – Rayo Vallecano

Barcelona ndonëse me shumë vështirësi po hynë në këtë kampanjë, duket se me ditën e sotshme kanë tejkaluar problemet të paktën për këtë sezon, pasi katalanasit arritën të regjistronin lojtarët e rinj me kohë.

Ndeshja e parë për ta në këtë sezon filloi me një ndeshje të mirë por që rezultati mungoi, dhe si rrjedhojë ndeshja u mbyll me rezultat të fillimit 0:0.

Xavi duket se ka filluar ta fus në trurin e lojtarëve të tij, lojën e preferuar TikiTaka, ku dominimi i posedimit të topit është në tjetër nivel, si në kohërat e arta të Barcelonës.

Në pjesën e parë ndonëse katalanasit ishin më kërkues në ndeshje nuk arritën të shënonin asnjëherë, ndërsa në minutat shtesë mysafirët rrezikuan mjaftë shumë, por një pritje fantastike e gjermanit Ter Stegen e mbajti rezultatin e takimit 0:0 për 45 minutat e para.

Ashtu si në pjesën e parë edhe të dytën, katalanasit po vazhdonin me dominimin e ndeshjes, por që dëshpërimisht nuk po arrinin të shënonin asnjë gol.

Posedimi i topit arrinte deri në 68% në këmbët e lojtarëve të Xavi Hernandes, të cilët edhe krijonin raste por pa epilog final.

Kështu ndeshja u përmbyll me barazim 0:0, me Barcelonën që jep shpresë për rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme pas një paraqitje të mirë sot ndaj Vallecanos.

Rastet nga ndeshja mund t'i shikoni këtu*

Lajme të ngjashme