Valverde shpjegon pse nuk gjuajti penalltinë ndaj Cityt: E lashë egon dhe krenarinë anash
Mesfushori Federico Valverde thotë se një futbollist duhet ta lërë egon dhe krenarinë anash, për t’ia lënë bashkëlojtarëve gjuajtjet e 11-metërshit në rast që s’ndihet mirë.
Uruguaiani ishte i shkëlqyer në ndeshjen kthyese mes Cityt dhe Realit, duke u shpallur lojtari i ndeshjes pasi madrilenët avancuan tutje pas penalltive.
Megjithatë, ajo që ra në sy te shumë tifozë ishte se pse Valverde nuk gjuajti asnjërën nga pesë penalltitë e para, duke qenë se është ndër liderët në fushë.
“Nëse nuk ndihesh mirë, nuk do të jesh më pak futbollist nëse e tregon të vërtetën. Në ato momente duhet të harrosh egon dhe krenarinë dhe nëse s’jam i përgatitur atëherë lejoi bashkëlojtarët”.
Valverde ndër të tjera tha se ishte ndër përballjet me të vështira, meqenëse duhet të mbroheshin gjatë tërë kohës.
“Në jetën time kurrë s’kam luajtur një ndeshje më lodhëse. Nuk e kishim topin dhe duhet të mbroheshim gjithmonë pranë portës, që na bëri shumë të lodhur dhe ta jetojmë futbollin në një mënyrë tjetër, por falë Zotit arritëm të kualifikohemi”.
Në fund, mesfushori shtoi se dëshira për të mbrojtur logon e Realit ndikoi që të eliminonin Cityn nga Liga e Kampionëve.
“Për logon më shumë se gjithçka, gjithmonë duke luftuar dhe besuar deri në fund. Mundësh ndaj çdo rivali, Madridi është Madrid dhe e kemi dëshmuar gjithmonë në Ligën e Kampionëve”.
Përndryshe, Reali përballet në gjysmëfinale me Bayern Munichun.