UEFA i ofron ndihmë financiare Juventusit vetëm nëse e braktis Superligën Evropiane
UEFA ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar Juventusin në aspektin financiar, por vetëm nëse “Bianconerët” largohen nga Superliga Evropiane.
Ish presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ishte ndër arkitektët që ndërtuan Superligën Evropiane pranë Real Madridit dhe Barcelonës. Zyrtarisht vetëm këto tre klube janë të përfshira në projekt.
Sipas “Gazzetta”, UEFA pret që “Bianconerët” të marrin një hap mbrapa nga ky projekt pas dorëheqjes së Agnellit.
Organi Drejtues i Futbollit Evropian ka marrë dokumente nga Prokurori i Torinos dhe po heton gjithashtu financat e Juventusit, të cilat mund të çojnë në një ndalim nga garat evropiane për gjigantët e Serie A.
Megjithatë, presidenti Aleksander Ceferin thuhet se është i gatshëm t'i 'ndihmojë' Bianconerët nëse ata zyrtarisht dhe publikisht braktisin projektin, duke lënë vetëm Madridin dhe Barçën.
Klubet e Superligës besojnë se UEFA përbën një monopol të paligjshëm dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të nxjerrë vendimin e saj për këtë çështje këtë vit.
Avokati i Përgjithshëm Athanasios Rantos tha në dhjetor se organizatorët e Superligës janë të lirë të ngrenë një kompeticion të ri të pavarur, megjithëse ata “nuk munden paralelisht me krijimin e një gare të tillë, të vazhdojnë të marrin pjesë në garat e futbollit të organizuara nga FIFA dhe UEFA pa autorizimin paraprak të atyre federatave”.