UEFA e konfirmon: Ballkani - Viktoria Plzen zhvillohen në Air Albania - NACIONALE

UEFA e konfirmon: Ballkani - Viktoria Plzen zhvillohen në Air Albania

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Siç ishte pritur edhe ka ndodhur. Kampioni i Kosovës, Ballkani, ndeshjen e radhës në Ligë të Konferencës, nuk do ta zhvillojë në Prishtinë si zakonisht. Kësaj radhe ata do të barten në Tiranë, më saktësisht në Air Albania, siç ka njoftuar shtëpia e futbollit evropian.

Gjendja e rënduar e stadiumi në kryeqytet ka shtyrë në një vendim të tillë të UEFA-s. Stadiumi Fadil Vokrri ishte në gjendje të mjerueshme në dy ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës i zhvilloi aty gjatë muajit nëntor, fillimisht me Izraelin e pastaj edhe ndeshjen e fundit me Bjellorusinë.

Ballkani, si skuadra e vetme shqiptare në garat evropiane, pa një stadium të vetin që plotëson standardet e UEFA-s, ndeshjet gjithmonë i ka zhvilluar në Fadil Vokrri, por kësaj radhe kjo nuk do të jetë e mundur.

Në faqën zyrtare, ku paralajmërohet ndeshja e radhës e Ballkanit në Ligë të Konferencës, shkruhet se ndeshja zhvillohet në Arenën Kombëtare, apo ndryshe që njihet me emrin Air Albania, aty ku është shtëpia e Kombëtares së Shqipërisë.

Përballja mes Ballkanit e Viktoria Plzen, zhvillohet të enjten e ardhshme me fillim nga ora 18:45, e vlefshme për xhiron e pestë të grupeve.

Ballkani momentalisht gjendet në vendin e dytë në grup, me një fitore, një barazim dhe dy humbje, me pikë të barbarta me Astanën. Në vendin e parë është skuadra çeke me të gjitha fitore, ndërsa vendin e fundit gjigandi kroat, Dinamo Zagreb.

Lajme të ngjashme