UEFA do të zbatojë rregulla të reja për t’iu kundërvërë Chelseat
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka propozuar një vendim të ri, në mënyrë që të luftojë metodën e Chelseat që me anë të kontratave afatgjate po kërkon t’ju ikë rregullave të Fair Play-t financiar.
Në një përpjekje për të frenuar politikën e re të Chelseat për dhënien e kontratave gjithnjë e më të gjata për nënshkrimet e reja si një mënyrë për të anashkaluar rregulloret e FFP-së, UEFA planifikon të vendosë një kufi pesë-vjeçar të kontratave, sipas The Times.

Chelsea ka bërë tituj në media jo vetëm për shpenzimet e tyre të shfrenuara deri më tani në afatin kalimtar të janarit dhe nën drejtimin e Todd Boehly, por edhe për kontratat jashtëzakonisht të gjata që ata kanë lidhur me nënshkrimet e reja. Mykhailo Mudryk nënshkroi një kontratë tetë vjet e gjysmë me të kaltrit, ndërsa mbrojtësi Benoit Badiashile nënshkroi për shtatë vjet e gjysmë.

Plani i fundit i UEFA-s do të parashikonte një kufi në kohën që klubet duhet të paguajnë tarifën e transferimit të një lojtari, me strategjinë e re të skuadrës nga Londra që i ndihmon ata të shmangin kapjen nga rregulloret e FFP-së, pasi mund të shpërndajnë koston në një periudhë më të gjatë dhe bëjnë llogaritë e tyre të duken më të shëndetshme.

Vendimet e reja të propozuara nga UEFA kanë ofruar një paralajmërim për Chelsean, i cili duket i gatshëm për t’i dhënë fund të një dritareje tashmë të egër transferimi. Ata kanë rindezur interesin për Enzo Fernandez dhe janë në një ‘tentim-sulmi’ te Evertoni në një përpjekje për të ringjallur skuadrën e Graham Potterit në mes të sezonit. Të kaltrit kanë parë gjithashtu një ofertë të refuzuar për mbrojtësin e Lyon, Malo Gusto.

