Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e Badiashile
Chelsea ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Benoit Badiashile nga Monaco.
Francezi ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare e gjysmë që do ta mbajë në "Stamford Bridge", së paku deri në vitin 2030.
"Benoit Badiashile ka kompletuar transferimin te Chelsea nga Monaco, duke nënshkruar kontratë për shtatë vite e gjysmë në Stamford Bridge", shkroi klubi londinez në komunikatë.
Pas transferimit, Badiashile deklaroi se mezi pret të luajë për Chelsean dhe të "shijojë" ligën më të fortë në botë.
"Jam shumë i lumtur që jam këtu te Chelsea. Mezi pres të nisi të luajë për këtë klub. Nuk mund të pres t'i shoh tifozët dhe të luaj në ligën më të mirë në botë".
Ndërkohë, presidenti Todd Boehly gjithashtu pret që lojtari ta tregojë vetën falë eksperiencës së madhe që ka.
"Jemi të lumtur të mirëpresim Benoit te Chelsea. Ai është lojtar i shkëlqyeshëm i ri që ka fituar reputacion të fortë për vetën dhe ka eksperiencë në këtë moshë të re. Jam i sigurt se ai do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës tonë në vitet e ardhshme", theksoi Boehly.
Signed, sealed and delivered! 📨#BonjourBenoit 🇫🇷 pic.twitter.com/pE8cFT2cPo
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 5, 2023
Badiashile pavarësisht moshës së re ka eksperiencë të madhe pasi për Monacon veçse ka zhvilluar 150 paraqitje në të gjitha garat.