U ftua dy herë te Kosova por mungoi shkaku i lëndimit, Zvicra ia hap derën Shkëlqim Vladit - NACIONALE

U ftua dy herë te Kosova por mungoi shkaku i lëndimit, Zvicra ia hap derën Shkëlqim Vladit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe një futbollist tjetër, mund t’i bashkohet kombëtares së Zvicrës duke e lënë përfundimisht Kosovën.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Luganos, Shkëlqim Vladi, i cili ishte ftuar dy herë te kombëtarja e Kosovës por që fatkeqësisht në të dy situatat nuk erdhi shkaku i lëndimeve.

Gazeta e madhe zvicerane “Blick” raporton se Federata Zvicrane ia ka hapur derën Shkëlqim Vladit, duke lënë të kuptohet se mund t’i bëhet ndonjë ofertë në muajin nëntor.

Haris Tabakovic nuk është kandidat për përzgjedhësin Yakin, ai preferon lojtarët e rinj”.

“Filip Ugrinic ka vendosur ta përfaqësojë Zvicrën, derisa dera i është hapur edhe yllit të Luganos Shkëlqim Vladi”.

Kësisoj, Vladi në muajin e ardhshëm mund të jep vendimin përfundimtar lidhur me përfaqësimin e një kombëtare, ani pse e ka pranuar dy herë ftesën e Kosovës.

Vladi u ftua edhe në ndeshjen ndaj Andorrës që zhvillohet sonte (e enjte) mirëpo njësoi si para disa muajve, u detyrua të mungojë shkaku i lëndimit.

Kujtojmë, sulmuesi me prejardhje nga Ferizaj në të kaluarën i pyetur për këtë situatë, patë deklaruar se një ftesë e Zvicrës e ka hijeshinë e vet, por s’mund ta harrojë edhe vendlindjen e prindërve.

Po, Kosova është padyshim një temë që strehon mendimet e mia. Angazhimet e radhës janë në agjendë në shtator, do të shohim nëse do të shfaqet një mundësi e re deri atëherë”.

Sigurisht që hipoteza e një thirrjeje ka hijeshinë e saj, por në të njëjtën kohë nuk mund të harroj origjinën e prindërve të mi”, ishte deklarata e Vladit para tre muajve.

Këtë sezon te Lugano, Vladi ka bërë 10 paraqitje duke realizuar pesë gola në përgjithësi.

Lajme të ngjashme