Tyson Fury: Chisora ka mundësi të më nokautoj, Usyk nuk është kundërshtar i denjë - NACIONALE

Tyson Fury: Chisora ka mundësi të më nokautoj, Usyk nuk është kundërshtar i denjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tyson Fury thotë se mund të nokautohet nga Derek Chisora në betejën britanike dhe ka dyshon nëse Oleksandr Usyk është kundërshtari i denjë.

Fury dhe Chisora dolën ballë për ballë në një konferencë për media të enjten, pasi u pajtuan për një përballje, që do të jetë trilogji mes tyre, për titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC më 3 dhjetor në Stadiumin e Tottenhamit në Londër.

Përballja me Chisoran, të cilin Fury e kishte rrahur dy herë më 20211 dhe 2014, do të jetë e para për Furyn që prej fitores së zakonshme me nokaut në rundin e gjashtë kundër një rivali tjetër vendor, Dillian Whyte, në prill.

“Ai futet në ring dhe e bën saktësisht atë që e thotë para meçit – ai bën luftë. Ai e ka ndryshuar emrin nga Del Boy në Luftë dhe ne do të kemi luftë”, tha Fury.

“Kur dy forca të mëdha përleshen atëherë dikush do të nokautohet. Nëse ai më godet mua, me një grusht të fortë, do të më nokautoj. Nëse unë e godas fort atë, atëherë do ta nokautoj, prandaj tifozët do të fitojnë këtu”, shtoi Fury.

Fury shpreson se do të përballet me Usykun për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në fillim të vitit të ardhshëm, pasi boksieri ukrainas theksoi kohë më parë se nuk e ka ndër mend të luftojë para vitit të ri.

“Chisora boksoi shumë mirë kundër Usykut. Dhe a mund të them, kush dreqin është Usyk? Njerëzit nuk e dinin emrin e tij derisa ai e mposhti bodibuilderin (Anthony Joshuan)”, nënvizoi Fury.

“Derisa u përball më AJ (Joshuan), Usyk ishte vetëm një boksier i vogël dhe tani që e mposhti këtë bodibuilder të madh papritmas mendon se është vrastar. Nuk mendoj se është.”

“E vlerësoj Derek Chisoran aq lart sa e vlerësoj Usykun dhe do të stërvitem zellshëm për Chisoran si për çdo kundërshtar tjetër. Do të isha budalla, nëse nuk do ta bëja”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme