Tuchel sytë te Arrizabalaga, Bayern Munich e shqyrton mundësinë e transferimit të portierit të Chelseat
Raportohet se Thomas Tuchel e dëshiron Kepa Arrizabalagën te Bayern Munich, pasi Manuel Neuer nuk do të jetë i gatshëm edhe për disa javë, pas lëndimit që kishte pësuar muaj më parë në skijim.
Kampionët e Bundesligës janë në një pikë shqetësimi me opsionet e portierëve në dispozicion pasi Sven Ulreich mbetet i vetmi portier i gatshëm për të luajtur nga ekipi i parë. Yann Sommer tashmë është larguar për në Inter dhe duke pasur parasysh pasigurinë që ka të bëjë me Neuer, i cili përballet me disa javë dhe muaj jashtë fushës pasi theu këmbën gjatë një udhëtimi me ski dhjetorin e kaluar, Bayern dëshiron të nënshkruajë me një portier të ri.

Sipas Sport1 , Tuchel i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës që ta marrin Arrizabalaga nga Chelsea dhe klubi tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e Premierligës. Edhe pse trajneri gjerman preferoi Edouard Mendyn gjatë qëndrimit të tij në Stamford Bridge, ai beson se spanjolli mund të jetë i përshtatshëm në Allianz Arena për t'i ofruar konkurrencë Ulreich.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Bayern do të donte të merrte Arrizabalaga fillimisht në një marrëveshje huazimi me një opsion për të blerë. Besohet se portieri mbetet i hapur për një ndryshim, veçanërisht pasi ai përballet me konkurrencën nga Robert Sanchez pasi u nënshkrua nga Brighton në një marrëveshje prej 30 milionë eurove, disa ditë më parë.
Kepa ka ende dy vite në kontratën e tij në Stamford Bridge dhe mbetet për t'u parë nëse Chelsea pranon huazimin dhe opsionin e blerjes të ofruar nga Bayern. Ai iu bashkua klubit me një transferim rekord të atëhershëm të klubit prej 80 milionë euro nga Athletic Bilbao, por nuk ka arritur të tregojë qëndrueshmëri mes portës, ndonëse në sezonin e kaluar ka arritur ta kapë ritmin sadopak.
