Trubin jep shenja pozitive për transferimin e tij te Interi
Portieri Anatoliy Trubin, po vazhdon që në rrjetet sociale të japë shenja për një transferim te Interi nga Shakhtar Donetsk, tani duke i kthyer një komentuesit një replikë, për të rritur akoma më shumë spekulimet në media.
Gjatë ditëve të fundit, ai i është përgjigjur disa mesazheve të ndryshme në lidhje me Interin me të njëjtat emoji.
Ai e bëri këtë përsëri kur një mbështetës shkroi 'COME TO INTER' (Eja te Interi) në Instagramin e tij dhe tërhoqi vëmendjen e të tjerëve, të cilët iu bashkuan duke i kërkuar që të mbërrinte në San Siro.

Me Manchester Unitedin që pritet të arrijë një marrëveshje për Andre Onanën javën e ardhshme me 55 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, që liron dy vende për portierë në San Siro.
Kontrata e Samir Handanovic tashmë ka skaduar dhe ai mund të lirohet këtë verë, nëse nuk mund të gjejnë një zëvendësues të përshtatshëm.
Ideja është që Interi të ketë Trubin dhe një figurë më me përvojë për të punuar me të gjatë sezonit debutues.
Duket se ka dy opsione kryesore, Yann Sommer i Bayern Munich dhe veterani i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris.
