Inter i përgatitur për shitjen e Onanas te Man United - NACIONALE

Inter i përgatitur për shitjen e Onanas te Man United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United po i afrohet gjithnjë e më shumë nënshkrimit me portierin e Inter Milanit, Andre Onana.

Sipas “Sky Sport Italia”, “Djajtë e Kuq” kanë bërë një tjetër ofertë të përmirësuar për ta bindur klubin italian ta lejojë lojtarin të transferohet në “Old Trafford”.

Man United ka përmirësuar ofertën e fundit që shkonte deri në 55 milionë euro, ku pritet që kjo të kënaqë drejtuesit e Interit që kërkojnë 60 milionë euro (50 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse).

Raporti shton se Onanas i kanë thënë të përgatitet që fazën parapërgatitore do ta zhvillojë me Man Unitedin para “Neurazzurët”, ku të gjitha palët pritet ta kompletojnë marrëveshjen javën tjetër.

Diskutimet ndërmjet klubeve po vazhdojnë me portierin që do të largohet nga Interi vetëm një vit pasi iu bashkua si agjent i lirë nga Ajaxi.

Onana nuk do ta ketë problem ambientimin te gjiganti anglez, ngase veçse e njeh lojën që e pëlqen trajneri Erik ten Hag – me të cilin punuan disa vite te Ajaxi.

Lajme të ngjashme