Trepça – Peja, derbi i së dielës në basketbollin kosovar
Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Supërligën e Kosovës në basketboll
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet mes Trepçës dhe Pejës, dy rivalët e vjetër që këto vit kanë qenë në formë të shkëlqyeshme.
Mitrovicasit janë në vendin e katërt me 15 fitore dhe dhjetë humbje, kurse pejanët renditën në pozitën e dytë me 18 fitore e shtatë humbje duke e bërë edhe më interesante sfidën.
Të shtunën zhvillohen dy ndeshje :
Ponte Prizreni – Rahoveci me fillim nga ora 17:00
dhe Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli nga ora 19:00
Të dielën
Trepça – Peja me fillim nga ora 17:00
Momentalisht, Sigal Prishtina është lider në Superligën e Kosovës në basketboll, duke pasur një fitore me shumë se Peja dhe Ylli, me Trepçën që renditët e katërta.