Trepça '89 dërgon ankesën në FFK për ndeshjen ndaj Feronikelit - NACIONALE

Trepça '89 dërgon ankesën në FFK për ndeshjen ndaj Feronikelit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra mitrovicase Trepca '89 ka konfirmuar ankesën e drejtuar në Komisionin e Garave të FFK-së pas humbjes nga Feronikeli 74.

Feronikeli 74 ftoi gjashtë futbollistë të transferuar në afatin e janarit me pesë prej tyre që luajtën (tre titullar, dy si zëvendësues) pavarësisht që merkatoja e klubit ishte e bllokuar.

Tani, Trepça '89 ka konfirmuar ankesën e dërguar në Komisionin e Garave, ku kërkojnë që t'u sigurohet kualifikimi direkt në çerekfinale.

“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se ka paraqitur ankesën drejtuar Komisionit të Garave të FFK-së, rreth ndeshjës së zhvilluar në kuadër të Kupës së Kosovës regjistruar si 1/8 e finalës mes KF FERONIKELI 74 - KF TREPÇA’89.

Në dokumentin e dërguar paraqitet ankesa e dërguar me provat dhe nenet e bazura në rregullorën e Federatës së Futbollit të Kosovës.”, shkroi klubi.

Lajme të ngjashme