Tre transferimet që Barcelona mund t'i kompletojë para se të mbyllet afati kalimtar - NACIONALE

Tre transferimet që Barcelona mund t'i kompletojë para se të mbyllet afati kalimtar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka qenë shumë aktive në afatin kalimtar veror pavarësisht situatës financiare duke nënshkruar me lojtarë si Andreas Christensen, Franck Kessie, Raphinha, Robert Lewandowski dhe Jules Kounde.

Sidoqoftë, katalunasit janë ende duke sjellë përforcime tjera në skuadër dhe mund të realizojnë edhe tre nënshkrime para se të mbyllet ky afat kalimtar veror.

Barcelona u ndal në një barazim në ndeshjen e parë të La Liga-s ndaj Rayo Vallecanos dhe trajneri Xavi Hernandez është duke pritur edhe transferimet e tjera që të kompletojë skuadrën.

Këto janë edhe tre transferimet që Barcelona mund t'i finalizojë para se të mbyllet ky afat veror.

Bernardo Silva (Manchester City)

Barcelona është e dëshpëruar për të nënshkruar me Bernardo Silvan para se të mbyllet ky afat, duke e parë si lojtari ideal për të përforcuar sulmin.

Portugezi gjithashtu është i hapur për një kalim në "Camp Nou" andaj kushtet personale nuk janë problem.

Sidoqoftë, sipas “The Athletic”, City kërkon 100 milionë euro për Silvan duke e bërë marrëveshjen shumë të vështirë vetëm nëse Barcelona arrin të shesë disa lojtarë përfshirë Frenkie de Jong.

28-vjeçari është një ndër yjet te kampioni i Anglisë që nga viti 2017 dhe "Qytetarët" vazhdojnë të duan ta mbajnë në skuadër.

Silva ka qenë vetëm zëvendësues në dy ndeshjet e Premierligës edhe pse thuhet se klubi është i përgatitur për largimin e tij.

Marco Alonso (Chelsea)

Nëse nuk dështon ndonjë gjë në momentet e fundit, Barcelona pritet ta zyrtarizojë Marco Alonson nga Chelsea.

Katalunasit e kanë kryer marrëveshjen për spanjollin të cilin e shohin si lojtari ideal që të luftojë me Jordi Alban për pozitën e titullarit.

Kontrata e Alonsos me "Blutë" skadon në verën tjetër, kurse marrëveshja është arritur për 10 milionë euro.

Mbrojtësi ka 211 paraqitje për Chelsean që nga viti 2016 duke kontribuar me 29 gola dhe 23 asistime në proces.

"Në letër kam edhe një vit kontratë dhe kështu është momentalisht. E kam thënë se do të doja rikthimin në Spanjë, por kjo nuk varet vetëm nga unë", ishte përgjigja e Alonsos kur ishte pyetur mbi të ardhmen.

31-vjeçari ishte titullar te formacioni i Tuchel në edicionin 2021/22 duke bërë 46 paraqitje në të gjitha garat, por këtë sezon nuk ka luajtur shkaku i të ardhmes së paqartë.

Thomas Meunier (Borussia Dortmund)

Barcelona dëshiron edhe një mbrojtës të krahut të djathtë me Sergino Dest që pritet të largohet gjatë javëve të ardhshme.

Katalunasit nuk kanë shumë opsione në atë pozitë dhe së fundmi Thomas Meunier është duke u parë si shënjestër për mbrojtjen.

30-vjeçari ishte pjesë e PSG-së mes viteve 2016-2020, derisa që prej kalimit te Dortmund ka zhvilluar 62 paraqitje në të gjitha garat.

Barcelona duhet të paguajë 10 milionë euro për belgun që ka fituar tre herë Ligue 1 dhe arriti një herë në finale të Ligës së Kampionëve me PSG-në.

Dortmund gjithashtu është i hapur për shitjen e mbrojtësit nëse ofrohet çmimi i duhur dhe lojtari ëndërron një lëvizje në "Camp Nou".

Përpos Meunier, në listën e Barcelonës për mbrojtës të djathtë janë edhe dyshja e Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka dhe Diogo Dalot, ylli i Villarreal, Juan Foyth dhe ai i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong.

Lajme të ngjashme