Man City ‘shtang’ Barcelonën, nuk e shet Bernardo Silvan nën 100 milionë euro
Manchester City ka vendosur një çmim të lartë prej 100 milionë euro për mesfushorin Bernardo Silva në përpjekje për ta mbajtur në skuadër, pas interesimit të madh të Barcelonës.
Silva është i lidhur me një largim nga "Etihad" që një kohë edhe pse është i lumtur te City, as ai apo trajneri Pep Guardiola nuk i kanë mbyllur derën një largimi të mundshëm.
Në fillimin e afatit kalimtar veror, "Qytetarët" i vendosen një vlerë të lartë portugezit duke marrë parasysh se është shumë i rëndësishëm për planet e Guardiolas.
Sipas "The Athletic", Barcelona ende nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për Silvan, por Man City do ta konsideronte shitjen vetëm për 100 milionë euro.
Ka pasur raportime të vazhdueshme që kushtet ekonomike nuk janë ndonjë problem, pasi është arritur marrëveshja personale për katër vitet e ardhshme.
Portugezi ka edhe tre vite të mbetura në kontratë, prandaj vlera është kaq e lartë dhe në rast që arrihet ndonjë marrëveshje, klubi anglez do të ketë pak kohë që të gjejë zëvendësimin me afatin kalimtar veror që mbyllet më 1 shtator.
Silva iu bashkua Man Cityt nga Monaco në vitin 2017 për 45 milionë funte dhe ka pasur një sukses të madh duke fituar katër herë Premierligën, katër Kupa të Ligës dhe një FA Cup.
Deri më tani, ai ka shënuar 48 gola duke shtuar edhe 50 asistime në të gjitha garat, ndërsa në edicionin 2018/19 ishte votuar si lojtari më i mirë i Man Cityt.
Një marrëveshje e mundur për kalimin te Barcelona, do realizohej vetëm nëse katalunasit shesin Frenkie de Jong, i cili nuk është duke pranuar deri më tani.
Holandezi është i lidhur që një muaj me Manchester Unitedin, por tani raportohet se ka refuzuar ofertën e klubit anglez.
