Transferimi i Davies në dyshim? Real Madridi arrin marrëveshje të re me Ferland Mendyn
Transferimi i Alphonso Davies në Real Madrid mund të dështojë, pasi futbollistit po i kërkohet të presë, e në të njëjtën kohë Mbretërit kanë arritur marrëveshje të re me Ferland Mendyn, për të zgjatur qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu.
Sipas Marca, Mbretërit kanë rënë dakord ta mbajnë mbrojtësin francez në Santiago Bernabeu deri në qershor 2027, me një opsion për një sezon shtesë. Mendy, kontrata aktuale e të cilit do të përfundonte në vitin 2025, mori ofertën e rinovimit nga hierarkia e Real Madridit disa javë më parë dhe mbrojtësi pritet të zyrtarizojë marrëveshjen menjëherë pasi të kthehet nga pushimet e tij, pas pjesëmarrjes së tij në fushatën e Francës në Euro 2024.

Sezoni 2023-24 shënoi një pikë kthese në karrierën e Mendy në Real Madrid. Pasi pati probleme me dëmtimet për një pjesë të konsiderueshme të kohës të tij në Real Madrid, Mendy rifitoi formën e tij, duke u bërë mbrojtësi i majtë startues nën urdhrat e Carlo Ancelottit. Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë forcuar vendin e tij në ekip, gjë që e ka bërë Ancelottin të bëhet një 'avokat' i fortë për praninë e vazhdueshme të Mendyt në klub.
Ndërsa zgjatja e kontratës së Mendyt siguron stabilitet në pozicionin e mbrojtësit të majtë, ambiciet e Real Madrid shtrihen përtej mbajtjes së yjeve të tyre aktualë. Klubi thuhet se po shikon Davies të Bayern Munichut, i cili ka një kontratë me gjigantët e Bundesligës deri në vitin 2025. Negociatat për një zgjatje kanë ngecur me Bayernin pavarësisht se klubi gjerman propozon një rritje të konsiderueshme të pagës, pasi nuk i përmbush kërkesat e tij prej 20 milionë euro.

Ringjallja dhe angazhimi i Mendyt ndaj klubit kanë qenë thelbësore, duke siguruar vendin e tij në planet e ardhshme të ekipit. Ai ka të ngjarë të rikthehet në Valdebebas pas javës së parë të gushtit, së bashku me Galaktikun e fundit Kylian Mbappe, pasi Ancelotti do të kërkonte të fuste një ekip të plotë kundër Atalantës në Superkupën e UEFA-s më 14 gusht.