Trajneri serb e uron Putinin për ditëlindje, e qesin menjëherë prej pune
Trajneri serb i futbollit, Vladimir Jovanovic, nuk është më në krye të skuadrës estoneze të futsallit, Smsrah nga Vijmsa. Kjo pasi ai uroi presidentin rus, Vladimir Putin për ditëlindje.
Siç raporton agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, ai u shkarkua sepse e uroi publikisht Presidentin e Rusisë Vladimir Vladimirovich Putin për ditëlindjen e tij.
“Jeto gjatë, adash. Serbë dhe rusë, vëllezër përgjithmonë”, ka shkruar Jovanovic në urimin e tij.

Drejtori i Smrsah, Andrej Golovin, tha se Jovanovic u shkarkua "për shkak të sjelljes së pahijshme" dhe se ai "e pranoi vendimin me mirëkuptim".
Në deklaratën e tij, Jovanovic tha se askush nuk mund t'ia heqë të drejtën e lirisë së fjalës.
“Unë i respektoj të gjithë, por askush në planet nuk mund të më thotë se si të mendoj. Ajo quhet liri e fjalës, është demokraci. Më vjen keq që pata këtë përvojë të hidhur në lidhje me këtë temë “, tha Jovanovic.