Trajneri më i mirë i vitit nga FIFA: Scaloni triumfon ndaj Guardiolës e Ancelottit - NACIONALE

Trajneri më i mirë i vitit nga FIFA: Scaloni triumfon ndaj Guardiolës e Ancelottit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Çmimi për trajnerin më të mirë të vitit në konkurrencën e burrave i takoi Lionel Scalonit, që udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Botërorin e Katarit, kështu duke mposhtur konkurrencën e fortë me Carlo Ancelottin e Real Madridit dhe Pep Guardiolën e Manchester Cityt.

Argjentina triumfoi në Katar, duke sjellë titullin kampion bote pas shumë vitesh mungesë për këtë shtet, dhe padyshim që Lionel Scaloni pati meritat e tij, me transformimin që bëri në skuadër që nga ardhja e tij.

Në garë me të ishin edhe Ancelotti që pati suksese të mëdha me Real Madridin duke fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, dhe Guardiolën që fitoi Premierligën me Manchester Cityn.

Në anën tjetër, Sarina Wiegman fitoi çmimin për trajnerën më të mirë të vitit, pas sukseseve me kombëtaren holandeze.

Lajme të ngjashme