Trajneri i Zvicrës: Jam i kënaqur me Xhakën e Shaqirin, do të donim që Ronaldo të luante para Ramosit - NACIONALE

Trajneri i Zvicrës: Jam i kënaqur me Xhakën e Shaqirin, do të donim që Ronaldo të luante para Ramosit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjet e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës për skuadrën e tij në Kupën e Botës 2022, e cila mbaroi me një disfatë turpëruese 6:1 kundër Portugalisë në një të tetën e finales të martën.

Duke folur në një konferencë për media një ditë pas eliminimit tejet zhgënjyes, Yakin e pranoi përgjegjësinë dhe se Zvicra nuk e meritoi të kalonte në çerekfinale pas asaj paraqitjeje tejet të dobët.

Zvicra e kishte kaluar një grup të vështirë me dy fitore kundër Kamerunit dhe Serbisë dhe një disfatë nga favoriti Brazili.

Por Portugalia doli te ishte tejet e papërballueshme për të në fazën e eliminimit, veçanërisht pas një dueli të luftuar fort kundër Serbisë në ndeshjen e fundit grupore.

Shaqiri, ylli i Chicago Fire në MLS vinte në kombëtare me shqetësime lëndimesh dhe mungoi në ndeshjen e dytë kundër Brazilit, por shënoi gol në fitoren 3:2 kundër Serbisë.

Ishte në pikëpyetje (ardhja e tij). Ai kishte pesë javë pa luajtur ndeshje para fillimit të Kupës së Botës. Por unë nuk isha i merakosur. Ai ishte shumë i rëndësishëm për mua. Ai kishte çaste përcaktuese. Ai luajti 90 minuta në miqësoren me Ganën. Nuk u vërejt fare që nuk kishte luajtur pesë javë”, tha Yakin i pyetur për paraqitjet e Shaqirit në këtë Botëror.

Shaqiri nuk arriti të lërë shenjë kundër portugezëve, sikurse Xhaka. Mesfushori i Arsenalit, e udhëhoqi ekipin kombëtar helvetik në çdo ndeshje si kapiten dhe Yakin thotë se ai bëri shumë mirë.

Ai e udhëhoqi ekipin. Ai bëri punë të mirë në mbrojtje dhe në sulm. Ishte shumë miqësor për ekipin. Në përgjithësi, jam shumë i kënaqur me të dy”, tha ai për Xhakën.

Trajneri i Portugalisë Fernando Santos habiti shumë njerëz kur e publikoi formacionin titullar me Cristiano Ronaldon në stol dhe yllin e ri të Benficës në sulm të vend të tij.

Yakin do të kishte dashur që Ronaldo të luante dhe jo Ramos, i cili debutimin si titullar në Botëror e shënoi me një het-trik të mrekullueshëm.

Ne dyshonim që ai nuk do të luante. Prandaj nuk u çuditëm që ai mungoi dhe prandaj e ndryshuam sistemin e lojës. Do të donim që ai të kishte luajtur. Zëvendësuesi i tij, Ramos, na dëmtoi”, tha Yakin.

Duhet ta pranojmë se kundërshtari ishte më shumë më i mirë dje. Ne nuk e merituam kalimin tutje dje. Ne biseduam për sistemin e lojës me ekipi. Ne kemi luajtur me tre mbrojtës dje. Nuk ishte diçka e re. Rrezikuam, nuk funksionoi”.

Lajme të ngjashme