Trajneri i Tottenhamit inatoset me gazetarin që i solli fanellën e Bayern Munich me emrin e Harry Kane të shtypur prapa
Trajneri i ri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou, është nervozuar me gazetarin gjerman, pasi ky i fundit i solli atij një fanellë të Bayern Munich në një konferencë, ku prapa ishte shtypur emri i Harry Kane dhe numri 9-të.
Postecoglou iu drejtua mediave përpara ndeshjes miqësore të Spurs kundër Leicester në Bangkok të Tajlandës. Në konferencën për shtyp, një reporter gjerman u shfaq me një fanellë të Bayern Munichut ku shkruhej 'Harry Kane 9'.
Trajneri i Tottenham nuk ishte i kënaqur me gjestin pasi ai u përplas me gazetarin ndërsa ishte në konferencë për shtyp.
🎙️Ange Postecoglou when a German reporter holds a Bayern shirt up with Kane on the back in the press conference:
— SpursOTM (@SpurOTM) July 22, 2023
"Did you get a good laugh there? You've come a long way for that. Thank you." pic.twitter.com/Q3DErkZhjr
Duke folur me gazetarin, Postecoglou tha: "A morët një buzëqeshje të mirë këtu? Keni bërë një rrugë të gjatë për këtë. Faleminderit."

Kampioni i Bundesligës, Bayern, vazhdon të mbetet i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit anglez këtë verë. Ata tashmë kanë pasur dy oferta të refuzuara nga Spurs, por thuhet se janë duke përgatitur një ofertë të tretë për Kane.

Pas përballjes me Leicester në Bangkok më 23 korrik, Tottenhami do të përballet me Lion City Sailors në Singapor më 26 korrik.
