Harry Kane nuk e ka në plan të nënshkruajë kontratën e re me Tottenhamin, sulmuesi anglez po e pret Bayernin
Në vazhdën e spekulimeve mbi emrin e Harry Kane, tani raportohet se sulmuesi i Tottenhamit nuk e ka në plan të nënshkruajë një kontratë të re me Spurs, pasi reprezentuesi i Anglisë është në pritje të një oferte të tretë nga Bayern Munich.
Kapiteni i Anglisë është në vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me Spurs dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë situatë që me shumë gjasë nuk do ta lejnë të largohet për asgjë në vitin 2024. Skuadra nga Londra veriore kishte shpresuar të shihte 29-vjeçarin të binte dakord me kushte të reja deri tani, por golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kësaj skuadre duket se nuk e ka ndërmend një veprim të tillë.
.png?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
The Times, megjithatë, pretendon se Kane do të vazhdojë të rrëzojë të gjitha propozimet nga Tottenham. Sugjerohet se oferta e tyre e fundit do ta shtynte pagën e sulmuesit në më shumë se 350 mijë euro në javë kur të merren parasysh paga bazë dhe shpërblimet.
Kane nuk ka në plan të vendosë të zezën mbi të bardhë në letër për Tottenham Hotspur, me një nga sulmuesit më të frikshëm që Premierliga ka parë ndonjëherë duke pritur nga gjigantët gjermanë Bayern Munich për të paraqitur një ofertë të tretë për shërbimet e tij. Kampionët e Bundesligës kanë parë që ofertat deri në 80 milionë të rrëzohen, me Spurs që po kërkojnë më shumë se 110 milionë euro.


