Trajneri i Rumanisë i frikësohet Kosovës: Kanë futbollistë që luajnë në kampionate të forta
Përzgjedhësi i kombëtares së Rumanisë, Edward Iordanescu ka vajtuar lëndimet e disa futbollistëve para ndeshjes ndaj Kosovës, respektivisht Zvicrës në qershor.
Rumania thuhet se do të jetë pa katër ose pesë lojtarë kryesorë shkaku i lëndimeve afatgjate që kanë pësuar muajin e kaluar.
Iordanescu thotë se e ka vëzhguar që sa kohë Kosovën dhe deklaroi se “Dardanët” janë favorit nëse Rumania paraqitet me lojtarët që janë vetëm rezervë në klubet e tyre.
“Nuk kemi si të nxjerrim pretendime si mysafir i Kosovës, të cilën e kemi monitoruar prej kohësh dhe që ka futbollistë që luajnë gjithmonë në kampionate të forta, ndërsa ne mund të paraqitemi me një ekip të përbërë nga rezerva në klub! Nuk po flas për ndeshjen me Zvicrën! Na duhen pikë muajin tjetër, përndryshe ajo që morëm me Andorrën dhe Bjellorusinë zhduket”.
“Unë nuk mund të thërras 4-5 lojtarë që nuk luajnë, sepse kjo do të thotë të komprometosh të gjithë ekipin dhe të gjithë objektivin, që është kualifikimi në EURO, nuk ka të bëjë me emrin tënd apo çfarë potenciali ke, ka të bëjë me atë se si dukesh në klubin tend momental dhe çfarë mund të bëni në Kosovë dhe Zvicër”, deklaroi ai.
“Prosport” raporton se Iordanescu ka mbajtur një mbledhje urgjente me stafin dhe drejtuesit e Federatës që të diskutojnë ndryshimet në listë para ndeshjeve që zhvillohen për muajin e kaluar.
Kombëtarja e Kosovës do ta pres më 16 qershor Rumaninë në "Fadil Vokrri", derisa ndeshja kthyese mes këtyre dy kombëtareve zhvillohet më 12 shtator.
Përndryshe, Rumania ka arkëtuar gjashtë pikë në ndeshjet e marsit derisa Kosova dy sosh, duke barazuar me Izraelin e pastaj edhe Andorrën.