Trajneri i Norwichit, Smith: Miloti humbi vendin në skuadër sepse nuk luajti në nivelin që prisja - NACIONALE

Trajneri i Norwichit, Smith: Miloti humbi vendin në skuadër sepse nuk luajti në nivelin që prisja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Norwich Cityt, Dean Smith thotë se sulmuesi Milot Rashica u largua pasi humbi vendin dhe që ka mbetur i zemëruar që nuk zhvilloi minuta sa duhet.

Kosovari ateroi në Stamboll në orët e mëngjesit, ku do të kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën në formë huazimi me Galatasaray.

Në konferencë për media, Smith që nuk e kishte ftuar fare Rashicën në këto tre ndeshjet e fundit, ka treguar se lojtari ka mbetur i zemëruar që humbi pozitën, derisa beson se largimi i tij është fitore për dy palët.

"Miloti ka qenë i zemëruar që nuk ka luajtur dhe kjo i dha shansin që të shkojë dhe të luajë në një fazë të mirë të futbollit dhe për një klub shumë të mirë".

"Është një marrëveshje që të gjithë menduam se është e mirë, për klubin që ta lejojë të luaj dhe ai donte të shkonte gjithashtu. Pra është një fitore për dy palët".

Smith deklaroi se Rashica ka punuar shumë, mirëpo që humbi pastaj vendin në formacionin bazë pasi nuk luajti në standardet që ai priste.

"Ai ka punuar tepër shumë, por ndonjëherë thjeshtë nuk ndodh. Ai doli nga skuadra kur mendova se nuk ka luajtur në standardet që mundet dhe lejoi njerëzit e tjerë ta marrin atë mundësi. Kur ndodh kjo, bie nga renditja".

Në fund, Smith shtoi se ishte goditje e madhe për Rashicën që nuk luante më në Premierligë, prandaj edhe pranoi kalimin te Galatasaray.

"Ai u transferua si lojtar i Premierligës dhe ne nuk mund ta harrojmë këtë. Mentalisht ishte goditje e madhe për të që nuk do të luajë në Premierligë më. Miloti u kthye gati për të luftuar, por një shans e ka pasur që të shkojë dhe të luajë në nivelin e lartë sërish".

"Ai dëshironte ta pranonte dhe ne jemi të lumtur për të që bëri kështu me opsionet që kemi ne", përfundoi ai.

Ndërkohë, nga ana tjetër në orët në vijim pritet që Rashica të zyrtarizohet si futbollist i skuadrës turke.

Lajme të ngjashme