Trajneri i Lilles: Zhegrova shënoi supergol, por jam i kënaqur me punën e tij në mbrojtje - NACIONALE

Trajneri i Lilles: Zhegrova shënoi supergol, por jam i kënaqur me punën e tij në mbrojtje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Lilles, Paul Fonseca është ndarë i lumtur me paraqitjen fantastike që bëri Edon Zhegrova.

Kosovari realizoi një eurogol në fitoren e fundit të Lilles, duke qenë i pandalshëm gjatë tërë ndeshjes.

Fonseca në konferencë për shtyp tha se Zhegrova është duke bërë progres dhe përpos golit, ajo që i ka bërë përshtypje është paraqitja e anësorit në aspektin defansiv.

Na duhen lojtarë si Edoni, por supergoli që shënoi nuk është ajo që më emocionoi më së shumti. Fillimisht jam i kënaqur me punën e tij në aspektin defensivë”.

Po bën progres, ndihmon skuadrën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. E shoh më të koncentruar, po përparon”.

Ndërsa, Zhegrova duke e komentuar golin tha se portieri nuk kishte asnjë shans dhe që kishte bërë stërvitje gjatë tërë javës.

E godita vërtet topin fuqishëm, mendoj se portieri s’kishte shanse ta ndalte”.

Jam shumë i lumtur që e kam ndihmuar skuadrën pasi kishim një ndeshje të mirë në përgjithësi. Sot ishte dita ime, por gjithmonë provoj të bëj më mirë. Kam stërvitur shumë gjuajtjet këtë javë”.

Lajme të ngjashme