Trajneri i Lilles e mban premtimin, e zgjedh stilin e veshjes të Zhegrovës - NACIONALE

Trajneri i Lilles e mban premtimin, e zgjedh stilin e veshjes të Zhegrovës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Lilles Paulo Fonseca e ka mbajtur premtimin duke e zgjedhur stilin e veshjes të sulmuesit Edon Zhegrova.

Fonseca i kishte premtuar Zhegrovës se do të dilnin së bashku për të blerë rroba në rast që arrijnë fitore ndaj Lensit.

Kësisoj, Fonseca dhe ylli kosovar kanë dalë për të bërë “shopping” në Francë.

Zhegrova ka publikuar një fotografi së bashku me Fonsecan, duke pyetur tifozët se sa e vlerësojnë stilin e veshjes që e ka zgjedhur trajneri për të.

Përndryshe, Lille është duke tentuar ta sigurojë një vend për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme