Guler: Dua të bëhem turku i parë që e fiton Ligën e Kampionëve
Mesfushori Arda Guler ka treguar se dëshiron që të bëhet turku i parë që e fiton Ligën e Kampionëve dhe që është i lumtur te Real Madridi.
Guler bëri befasinë në verë pasi ishte në negociata me Barcelonën por brenda 24 orëve ndryshoi vendimin, sapo Real Madridi iu bashkua garës, duke nënshkruar në fund për madrilenët.
I pyetur për këtë vendim, turku ka treguar se e bindi projekti dhe që është klubi i fëmijërisë.
“Real Madridi është ëndrra ime që kur isha fëmijë. Festimi që bën? Ka të bëjë me besimin. Besoj se gjithçka vjen nga Zoti”.
“Pse zgjodhe Real Madridin? Projekti, më thanë se do të jem pasuesi i Luka Modricit prandaj u binda. Dua të bëhem turku i parë që e fiton Ligën e Kampionëve”.
“Mund të qëndroja edhe një vit te Fenerbahce, por doja t’iu tregoja të gjithëve se çfarë një turk i ri nga Fenerbahce mund të bëj në Evropë. Shpresoj që të vazhdoj të bëj një gjë të tillë”.
Guler mohoi raportimet e shumta që zgjodhi Realin shkaku që babai i tij do të fitonte një komision nga 14 herë kampioni i Evropës, por e pranoi se kërkuan nga klubi të paguanin më shumë se klauzola e lirimit.
“Kush do që paguante 17.5 milionë euro (klauzolën e lirimit) mund të më blinte. Së bashku me familjen, kërkuam nga Real Madridi që të paguajnë më shumë te Fenerbahce dhe ata e bën një gjë të tillë”.
“A mori para babai yt si komision për këtë transferim? Një gjë e tillë nuk është e mundur”.
Në fund, Guler shtoi se është i lumtur në “Santiago Bernabeu” pavarësisht mintuazhës së ulët.
“Jam shumë i lumtur, është e veçantë që jam këtu sepse Real Madridi mund të blejë këdo në botë, por më zgjodhën mua”.
“Klubi, stafi, të gjithë punojnë vazhdimisht që t’i mbajnë lojtarët sa më rehat. Jam shumë i lumtur këtu”.
“Tifozët e Real Madridit s’tolerojnë humbjen e një ndeshje prandaj e ndjen presionin gjatë tërë kohës”.
“Minutat e paktë? Trajneri flet vazhdimisht për planet e tij. Më përgatit, është në komunikim konstant me mua”.