Man United i hapur për shitjen e Marcus Rashfordit - NACIONALE

Man United i hapur për shitjen e Marcus Rashfordit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Untied do ta konsideronte shitjen e sulmuesit Marcus Rashford në rast që vjen ndonjë ofertë e lartë, ose nëse lojtari kërkon largimin.

Megjithatë, “Athletic” raporton se klubi i Premierligës nuk e sheh medoemos shitjen e anglezit, që ka më shumë se katër vite të mbetura në kontratë.

Preferenca e Man Unitedit është ta mbajë 26-vjeçarin dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me shpresën për ta rikthyer lojtarin në formën më të mirë të karrierës, që ka pasur vitin e kaluar.

Rashford nënshkroi kontratë pesëvjeçare vetëm korrikun e kaluar me Man Unitedin deri më 2028, pas një sezoni mahnitës – ku regjistroi 30 gola në 56 paraqitje në të gjitha garat.

Mirëpo, këtë sezon Rashford ka zhvilluar 40 paraqitje duke shënuar vetëm tetë gola dhe dhuruar pesë asistime, ndërsa së fundmi foli për abuzimin që ka marrë nga tifozët.

“E vlerësoj mbështetjen tuaj! Është abuzim që ka vazhduar për disa muaj. Mjaftë është mjaftë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë, mbështetje i ka dhënë edhe trajneri Erik ten Hag që e ka motivuar ta rigjejë formën më të mirë.

“Kam shumë simpati për Rashfordin. Vitin e kaluar ishte brilant, sezoni më i mirë i karrierës së tij, 30 gola”.

“Këtë sezon nuk ka pasur paraqitje të mira dhe njerëzit janë shumë kritikues. Duhet ta mbështesim. Të gjithë duhet ta mbështesin dhe ta shtyjnë të mbërrijë në nivelin që kishte sezonin e kaluar”.

Lajme të ngjashme