Ancelotti: Real Madridi asnjëherë s’nënvlerësohet në Ligën e Kampionëve
Trajneri Carlo Ancelotti thotë se Real Madridi asnjëherë s’nënvlerësohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa është optimist se mund ta eliminojnë Bayern Munichun.
Gjiganti madrilen pasi eliminoi Manchester Cityn, e pret një përballje e vështirë ndaj “Bavarezzëve”, ku synohet finalja në “Wembley”.
Para ndeshjes, tekniku italian foli në konferencë për shtyp – ku deklaroi se pret një përballje mjaftë të vështirë.
“Është ndeshja e parë gjysmëfinale, jemi me besim duke konsideruar se do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, me kualitet në skuadër si dhe individual. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu sepse pak menduan që do të arrijmë në gjysmëfinale. Është përballje 180 minutëshe, jo 90”.
“Krahasimet mes dy skuadrave? Janë të fortë në transicione dhe kanë lojtarë shumë të shpejtë. Mund të luajnë në mënyra të ndryshme. Jemi dy skuadra që nuk kemi identitet të qartë dhe mund të luajmë në disa mënyra”.
Ndër të tjera, Ancelotti nënvizoi se ndjejnë respekt nga të gjitha skuadrat në Ligën e Kampionëve.
“Real Madridi asnjëherë nuk nënvlerësohet në këtë kompeticion. Të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjmë. Ndjejmë respekt në këtë kompeticion nga të gjithë”.
“Favorit? Kemi besim dhe shumë respekt për Bayernin. Nuk kanë pasur sezon të mirë në Bundesliga, por kanë pasur një paraqitje fantastike ndaj Arsenalit. Arsenal është skuadër shumë e fortë në Evropë dhe ata luajtën dy ndeshje fantastike”.
“Duhet të shohim si “kanë kualitetin dhe historinë në Ligën e Kampionëve, që është e ngjashme me atë që kemi bërë dhe ka rëndësi”.