Kroacia s'i frikësohet favoritit të tmerrshëm Brazilit - NACIONALE

Kroacia s'i frikësohet favoritit të tmerrshëm Brazilit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Zlatko Daliq ka thënë se Kroacia është e gatshme ta sfidojë, siç e cilësoi ai, favoritin e frikshëm Brazilin, në çerekfinalen e Kupës së Botës të premten.

Skuadra e Daliqit erdhi i fitoi tri ndeshje në vazhdime në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës 2018 para se të mposhtej 4:2 nga Franca në finale.

Kroacia e mundi Japoninë me penallti në rrethin e 16 më të mirëve të hënën, pasi ndeshja e rregullt dhe në vazhdime përfundoi baras 1:1.

“Brazili është favorit, duhet ta pranojmë”, tha Daliq.

“Brazili është ekipi më i fortë dhe më i mirë në Kupën e Botës. Çfarë kam parë deri tani, nëse i shikon lojtarët që i përzgjedh, cilësitë e tyre, aftësitë dhe vlerën e tyre, është vërtet e frikshme”, shtoi ai.

“Mendoj se e kemi një detyrë shumë të vështirë para ndesh kundër një ekipi që luan futboll madhështor me shumë lojtarë cilësorë dhe të shpejtë”.

Daliq shkroi se Kroacia, e renditura e 12-ta në botë, nuk do të shkaktonte tronditje të madhe nëse do ta mposhte Brazilin.

“Mendoj se nuk kemi pse të frikësohemi. Duhet të futemi në lojë me shumë besim, me vetëbesim dhe duke i kërkuar mundësitë tona, ta shijojmë lojën kundër Brazilit, kaq”.

“Besoj se mund t’i sfidojmë ata, duhet të jemi të mençur”, shtoi ai.

Kroacia do të përballej me Argjentinën apo Holandën në gjysmëfinale, nëse e mposht Brazilin.

Lajme të ngjashme