Trajneri i Atalantas: Berat Gjimshiti u lëkund nga oferta e Katarit
Mbrojtësi Berat Gjimshiti u lëkund më të madhe nga oferta e Katarit, por do të mbetet te Napoli, kështu ka deklaruar trajneri Piero Gasperini.
Gjimshiti thuhet se ishte afër kalimit te skuadra e Katarit, që i ofruan një ofertë të lartë financiare, megjithatë në fund ndryshoi mendje për të qëndruar në Serie A.
Këtë vendim të kapitenit të Shqipërisë e ka konfirmuar edhe vetë Gasperini, që deklaroi se mbrojtësi u lëkund nga oferta e arabëve.
“Gjimshti e refuzon Katarin? Po, ai u lëkund dhe duhet ta kuptojmë sepse është normale kur lojtarët profesional marrin oferta atraktive”.
Ndërkohë, Gasperini tutje shtoi se Atalanta nuk duhet ta ndjek shembullin e Napolit, ndërsa konfirmoi se klubi po bën më të mirën për t’u përforcuar para se të mbyllet afati i verës.
“Të mos jemi shembull i Napolit. Kaluan një sezon të jashtëzakonshëm dhe e fituan kampionatin me mbi 20 pikë avantazh, por në vitin tjetër as s’u kualifikuan në Evropë”.
“S’përmendi emra, klubi e ka skuadrën që merret me atë pjesë. Kanë punuar tërë vitin, prandaj duhet t’iu besojmë punën. Nëse kërkoj transferimin e Mbappes, nuk besoj që mund ta marrim por jam i sigurt se sipas buxhetit të klubit më e mira mund të bëhet”.
Atalanta përndryshe të mërkurën do të përballet me Real Madridin për Superkupën e Evropës.