Trajneri i Al Raed, Sumudica: Kosova është superiore ndaj Rumanisë - NACIONALE

Trajneri i Al Raed, Sumudica: Kosova është superiore ndaj Rumanisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajner i skuadrës arabe, Al Raed, Marius Sumudica e vlerëson kombëtaren e Kosovës si superiore, ndaj shtetit të tij Rumanisë.

Kosova dhe Rumania pavarësisht që nuk njihen mes vete janë renditur në grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Edhe pse te Rumania fillimisht kishte shumë optimizëm, kjo situatë mesa duket ka ndryshuar. Trajneri i Al Raed, Marius Sumudica thotë se Kosova është superiore.

"E konsideroj që jemi jashtë. Ky është mendimi im. Mendoj se edhe Kosova për momentin është superiore ndaj nesh", deklaroi ai për "Pro TV".

Jo vetëm ai, por shumica e të njohurve po kritikojnë Rumaninë. Një prej tyre është edhe ish presidenti i Federatës Rumune, Dumitru Dragomir që theksoi se kosovarët luajnë lojë tjetër.

"Kur do të luajmë me këta shqiptarë, sepse janë shqiptarë të Kosovës, do ta shihni çfarë futbolli ata praktikojnë. Kështu i thashë Edi Iordanescu, ai erdhi te kombëtarja në kohë të gabuar sepse nuk ka më kë të luajë".

"Nuk është faji i tij që futbollistët tanë më të mirë luajnë në Kinë dhe ne duam të luftojmë me Francën, Anglinë, Kroacinë dhe të tjerat", deklaroi ai për "Antena Sport".

Për fund kujtojmë orarin e ndeshjeve të Kosovës për kualifikueset e Kampionatit Evropian:

Izrael - Kosovë (25 mars)

Kosovë - Andorrë (28 mars)

Kosovë - Rumani (16 qershor)

Bjellorusi - Kosovë (19 qershor)

Kosovë - Zvicër (9 shtator)

Rumani - Kosovë (12 shtator)

Andorrë - Kosovë (12 tetor)

Kosovë - Izrael (15 tetor)

Zvicër - Kosovë (18 nëntor)

Kosovë - Bjellorusi (21 nëntor).

Lajme të ngjashme