Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës, "Dardanët" e nisin ndaj Izraelit dhe e mbyllin me Bjellorusinë - NACIONALE

Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës, "Dardanët" e nisin ndaj Izraelit dhe e mbyllin me Bjellorusinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë është publikuar orari i grupit I për kualifikimet në Kampionatin Evropian "Euro 2024".

Kombëtarja e Kosovës ndodhet në një grup me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Federata e Futbollit të Rumanisë në sajtin e tyrë zyrtarë kanë publikuar orarin, ku "Dardanët" fillimisht do ta zhvillojnë ndeshjen e parë si mysafir i Izraelit më 25 mars 2023, derisa pesë ditë më vona do ta mirëpresin Andorrën në "Fadil Vokrri".

Pastaj, Kosova rikthehet sërish në "aksion" në qershor, ku më 16 qershor e pret Rumaninë dhe pastaj pas tre ditëve i shkon Bjellorusisë (19 qershor).

Në shtator, Kosova do ta zhvillojnë fillimisht përballjen ndaj Zvicrës në "Fadil Vokrri" më 9 shtator, e pastaj tre ditë më vonë luan në udhëtim te Rumania.

Pastaj, "Dardanët" do të takohen sërish me Andorrën, këtë herë si mysafir më 12 tetor, kurse më 15 tetor e presin Izraelin.

Në fund, kualifikueset i mbyllin si mysafir i Zvicrës më 18 nëntor dhe e pret Bjellorusinë më 21 nëntor.

Pra orari është kështu:

Izrael - Kosovë (25 mars)

Kosovë - Andorrë (28 mars)

Kosovë - Rumani (16 qershor)

Bjellorusi - Kosovë (19 qershor)

Kosovë - Zvicër (9 shtator)

Rumani - Kosovë (12 shtator)

Andorrë - Kosovë (12 tetor)

Kosovë - Izrael (15 tetor)

Zvicër - Kosovë (18 nëntor)

Kosovë - Bjellorusi (21 nëntor).

Lajme të ngjashme