Tonali kërkon ndihmën e psikologut për të trajtuar varësinë nga lojërat e fatit
Il Corriere della Sera raporton se ylli i Newcastle United, Sandro Tonali, mbeti në lot dhe kërkoi ndihmën e psikologut për të trajtuar varësinë nga lojërat e fatit. Krejt kjo erdhi pas emri i tij u bë publik në skandalin e basteve në futbollin italian.
Ai u kthye në shtëpinë e tij në Milano, pasi u largua nga Kombëtarja e Italisë mes akuzave se ai është i përfshirë në një skandal në rritje bastesh rreth futbollit italian.

Tonali dhe bashkëlojtari i tij te Italia, Nicolo Zaniolo, u morën në pyetje nga policia në Coverciano të enjten, pasi u emëruan nga kolumnisti Fabrizio Corona si të përfshirë në akuzat për lojërat e fatit.
Il Corriere della Sera vëren se Tonali, i cili u tërhoq nga skuadra e Italisë së bashku me Zaniolo, u kthye në shtëpinë e tij në Milano të premten, ku shpërtheu në lot me familjen e tij pas asaj që u përshkrua si një natë pa gjumë në kampin e ekipit kombëtar.
Raportimi i së shtunës sugjeron se Tonali e di se ka gabuar që iu dorëzua disa tundimeve dhe hobive të dëmshme, të cilat tani rrezikojnë t'i kushtojnë shtrenjtë.

Ka pretendime se agjenti i Tonalit ka rekomanduar të flasë me një psikolog për të ndihmuar në kapërcimin e një varësie të mundshme nga bixhozi, një ofertë që 23-vjeçari thuhet se e ka pranuar.
Tonali gjithashtu thuhet se do të vihet në dispozicion të FIGC-së për t'u takuar me të rinjtë për të shpjeguar pse shembulli i tij, për sa i përket lojërave të fatit, nuk duhet të ndiqet.
Pritet që Tonali të kthehet në Angli më vonë të shtunën për t'u rikthyer në Newcastle, ku Eddie Howe dhe ekipi i tij supozohet se janë gati të japin mbështetjen e tyre të plotë.


