Tite mbron Neymarin: Kundërshtarët po fokusohen te disa lojtarë specifik, kjo duhet të ndalohet - NACIONALE

Tite mbron Neymarin: Kundërshtarët po fokusohen te disa lojtarë specifik, kjo duhet të ndalohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Brazilit, Tite beson se është një fokus i veçantë në disa lojtarë specifikë, kur një kundërshtar bënë një ndërhyrje të palejueshme.

Kjo deklaratë erdhi pasi ylli i Brazilit, Neymar, do të mungojë në dy ndeshjet e radhës pas lëndimit që mori në këmbë gjatë fitores ndaj Serbisë.

Tite nuk është aspak i lumtur si skuadra e Serbisë ishte përgatitur për ndeshjen ndaj Brazilit dhe ka deklaruar se kjo mënyrë e lojës duhet të ndalohet.

"Nëse dëshironi ta festoni futbollin, duhet të kesh vëmendjen te ndërhyrjet e ndeshjes".

"Ata fokusohen në disa lojtarë specifikë. Kjo është efektive. Kjo duhet të ndalohet", deklaroi Tite.

Neymar nuk ishte në gjendje të tregonte klasin më të mirë në sfidën hapëse për Brazilin në Kupën e Botës, pasi faullohej sa herë provonte të driblonte.

Ylli i PSG-së u faullua nëntë herë derisa ishte në fushë derisa disa lojtarë të Serbisë edhe u përpoqën ta pengonin.

Pavarësisht lëndimit të Neymar, Brazil menaxhoi të fitojë me rezultat 2:0 ndaj Serbisë falë një dygolëshi të yllit të Tottenhamit, Richarlison.

Tifozët e Brazilit shpresojnë që kjo formë të vazhdojë edhe në ndeshjen e radhës, ndaj Zvicrës.

Zvicra hynë gjithashtu në këtë sfidë pas një fitore ndaj Kamerunit dhe do të provojë të përfitojë nga mungesa e Neymar.

Mesfushori Casemiro veçse e ka pranuar se pavarësisht lojtarëve cilësorë askush nuk mund ta zëvendësojë Neymarin.

"Kemi lojtarë të tjerë që janë duke luajtur mirë: Vinicius, Raphinha, Richarlison, Jesus, Rodrygo, Martinelli, gjë që është e mirë për ne, por duhet të jemi real dhe të pranojmë se Neymar është lojtari ynë më i mirë në skuadër".

Përballja mes Brazilit dhe Zvicrës do të nis me fillim nga ora 17:00 ditën e hënë. Kujtojmë, në rast që ndonjëra nga kombëtaret e fiton ndeshjet, atëherë avancojnë tutje.

Lajme të ngjashme