Tifozët Kuq e Zi i reagojnë ashpër Armand Dukës: "Si t'ja them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon EURO U21 me shki" - NACIONALE

Tifozët Kuq e Zi i reagojnë ashpër Armand Dukës: "Si t'ja them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon EURO U21 me shki"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë po përballet me Çekinë në udhëtim, në kuadër të Ligës së Kombeve, atje ku janë duke pësuar humbje 2:0.

Por, diçka tjetër jashtë lojës në fushë ka rënë në sy. Është një thirrje e Tifozave Kuq e Zi ndaj Federatës së Shqipërisë dhe kreut të saj Armand Dukës.

Siç tashmë e dimë, Shqipëria pritet ta organizojë Kampionatin Evropian U21 2027 së bashku me Serbinë, diçka që ka ngjallur reagime të shumta në tërë vendin, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Një thirrje sot në stadiumin në Epet Arena, e bërë nga TKZ, thotë: "Si t'ja them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon EURO U21 me shki".

Një tjetër thirrje e ashpër u dedikua specifikisht për Armand Dukën.

"DUKA KLYSH I SHKIVE", shkruhej në një baner, i cili nuk dihet se nga kush është bërë.

Kujtojmë se në stadiumin Epet Arena në Çeki janë duke u përdorur simbole urrejtje nga tifozët vendas, ku hartën e Kosovës e vendosin në flamurin serb, teksa flamurin e Shqipërisë e kanë kthyer në anën e kundërt.

No description available.

UEFA ka qenë e ashpër ndaj këtyre gjesteve kohëve të fundit dhe pritet ta bëjë të njëjtën gjë edhe në këtë rast, pasi janë thirrje politike.

Lajme të ngjashme