Tifozët e Clermontit brohorisin "Messi, Messi", pas paraqitjes mahnitëse të argjentinasit kundër skuadrës së tyre
Ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, prodhoi momente magjike në mbrëmjen e djeshme ku skuadra e tij zhvilloi ndeshjen hapëse të saj në kampionatin francez. Nga paraqitja e tij u mahnitën edhe tifozët e skuadrës vendase, Clermont Foot, të cilët brohorisnin emrin e tij.
Shtatë-herë fituesi i topit të artë shënoi një gol të jashtëzakonshëm të njohur si gol me gërshërë, në fitoren e kampionëve të sezonit paraprak me rezultat 5:0.
Ai gjatë lojës më parë kishte shënuar edhe një gol tjetër dhe një rast kishte asistuar për Neymarin, kjo e fundit la me gojë hapur shumë kë.
Në tribunat e stadiumit Gabriel Montpied, nuk dëgjoheshin vetëm brohoritjet e tifozëve parisien por edhe të Clermontit, për paraqitjen në tërësi të njërit nga futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.
Pasi ai shënoi golin sensacional akrobatik katër minuta pa përfunduar ndeshja, tifozët filluan thirrjet me emrin e sulmuesit ‘Messi, Messi, Messi’.
Shenjë kjo që tregon se çfarë respekti bartë me vete Messi në të gjitha stadiumet kudo që shkon.
Goli i shënuar pati një shpërndarje të madhe në rrjetet sociale, me tifozët që shkruanin vazhdimisht.
Disa nga komentet e tifozëve në rrjetet sociale
“Nuk mund ta shikosh këtë njëri të vogël duke luajtur pa e menduar se është më i miri i të gjitha kohërave[GOAT].”
Lionel Messi goal vs Clermont Foot..
— What A Goal Messi (@WhatAGoalLeo) August 7, 2022
You can't watch this incredible little man and not think he's The GOAT. #PSG #Messi𓃵 #Messi
pic.twitter.com/gw2hfWbaT3
Një tjetër tha: “Gol i mahnitshëm nga Messi, sensacional. Absolutisht e jashtëzakonshme, lëvizja e tij nga mbrapa ishte e shkëlqyer. Pasimi nga Leandro Paredes kishte cilësi por prekja dhe shkathtësitë e Messit ta përfundonte me gol atë aksion ishte jashtë kësaj bote.”
Incredible goal from Messi, sensational. Absolutely ridiculous, the movement in behind is superb. The pass from Leandro Paredes is quality but the touch and the agility of Messi to finish that is out of this world. 5-0 PSG, some quality goals but that is the best of the lot.
— Josh Bunting (@Buntingfootball) August 6, 2022
Ndërkaq në rrjetin social Twitter reagoi edhe legjenda e futbollit, Gary Lineker.
Gary Lineker tha se Messi po e gjen vetën e tij në Paris Saint-Germain.
“Dy gola dhe një asistim nga Messi në këtë mbrëmje. Gjeniu i vogël po rimerr formën e tij te PSG.”
2 goals and an assist for Messi tonight. The diminutive genius is finding his incredible feet at PSG.
— Gary Lineker 💙💛 (@GaryLineker) August 6, 2022
Messi shënoi vetëm gjashtë gola në sezonin e kaluar në Ligue 1, por nga paraqitja e parë në sezonin e ri duke se do të jetë krejtësisht një lojtar tjetër, ashtu siç jemi mësuar ta shohim për shumë vite te Barcelona.
35-vjeçari do të shpresojë se forma e mirë nga ndeshja e parë do ta përcjellë edhe në ndeshjen e ardhshme ku Paris Saint-Germian kthehet në aksion kundër Montpellier të shtunën.

