PSG fundos Clermontin, Messi dhe Neymar shkëlqejnë me paraqitje brilante - NACIONALE

PSG fundos Clermontin, Messi dhe Neymar shkëlqejnë me paraqitje brilante

4 vjet më parë

nga NACIONALE

PSG ka shënuar fitore të thellë 0:5 kundër Clermont. Elbasan Rashani luajti titullaar, por ishte i pavërejtshëm njësoj si e gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Messi dhe Neymar bën# dallimin.

PSG përmbushi pritshmëritë në javën e parë të kampionatit, duke shënuar fitore bindëse kundër Clermont. Mbappe mungoi për arsye se është lënduar, por në fushë nga minuta e parë zbriten yjet Neymar dhe Messi në sulm, kurse në mbrojtje titullar luajti edhe Ramos.

Për asnjë moment Clermont nuk arriti që ta vënte në vështirësi kampionin në fuqi të Francës. PSG mbizotëroi pa asnjë telashe në fushë, duke krijuar raste dhe treguar supremacinë e vet.

Ndër të tjera, ky ishte një debutim i mirë në stolin e PSG për trajnerin e ri të vet, Galtier, nëse flasim nga konteksti i Ligue 1.

Rrëbesh golash në pjesë të parë, Neymar magjepsës

Ndonëse PSG nuk u veçua me ndonjë ritëm të lartë të lojës as sot, prapë dëshmoi se ka një cilësi dukshëm më superiore sesa skuadrat tjera në kampionatin francez.

Në stadiumn e tejmbushur të Clermont, mysafirët kaluan në epërsi pas nëntë minutave. Leo Messi për mrekulli shërbeu për Neymar, i cili me një finalizim tejet të saktë dhe të bukur, u përkujdes që ta kalonte në epërsi PSG me rezultat 0:1.

Ky ishte vetëm fillimi i një paraqitjeje shumë ngazëllyese që do ta kishte Neymar në minutat në vazhdim.

Edhe pa ushtruar presion të madh në gjysmëfushën e Clermontit, për PSG nuk ishte fare problem që të krijonte aksione të rrezikshme për portën e kundërshtarit.

Një gjë të tillë e dëshmoi në minutën e 26-të, kur ylli brazilian, Neymar, bukur e gjeti të lirë mbrojtësin maroken, Hakimi, i cili shënoi nga afërsia për rezultatin 0:2.

Clermont filloi që të tërhiqej edhe më shumë në pjesën e vet të fushës dhe të mos besonte më te ndonjë rezultat befasues.

Loja mori një ritëm tejet të ngathtë dhe pa shumë emocione. Neymar sërish u bë protagonist në minutën e 38-të, ku me anë të një harkimi gjeti të lirë bashkëkombësin e tij, Marqinhos, i cili futi topin në rrjetë, për ta trefishuar epërsinë në shifrat 0:3. Me këtë epilog u mbyll edhe pjesa e parë.

Shkëlqimi i Leo Messit në fushë

Leo Messi ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme kundër Clermont, duke shënuar dy gola. Për më tepër, ai i fundit që realizoi ishte tejet i bukur, pasi shënoi duke u koordinuar gërshërë.

PSG fitoi me rezultat të thellë 0:5, por më së shumti në sy ra Leo Messi, falë asistit të tij për golin e parë që realizoi Neymar, si dhe dy golave të fundit që shënoi.

Messi shënoi golin e parë në minutën e 80-të, pasi u shërbye nga Neymar. Falë këtij goli ai vulosi shifrat në 0:4.

Ndërkaq, qershia mbi tortë erdhi në minutën e 86-të, kur Messi me gërshërë shënoi golin e tij të dytë në ndeshje dhe të pestin për parsienët, në formën më përrallore të mundshme, në gërshërë. Shijojeni!

Përmbledhjen e tërësishme të ndeshjes, me golat, rastet dhe të gjithë pjesën tjetër - mund ta gjeni në videon më poshtë.

Pas pak më shumë...

Lajme të ngjashme