Ten Hag: Ronaldo e kurdisi vetë largimin nga Man Unitedi, ai është e kaluara jonë tani - NACIONALE

Ten Hag: Ronaldo e kurdisi vetë largimin nga Man Unitedi, ai është e kaluara jonë tani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka këmbëngulur se Cristiano Ronaldo e kishte nxitur vetë largimin nga klubi dhe theksoi se sulmuesi portugez mbetet në të kaluarën.

Ronaldo është tani në kërkim të një klubi të ri, pasi Unitedi vendosi t’ia ndërpresë kontratën para kohe si kundërpërgjigje ndaj intervistës së tij kontroverse me gazetarin britanik Piers Morgan në fillim të këtij muaji.

Sulmuesi portugez, 37 vjeç, bëri trysni për t’u larguar nga Old Trafford edhe në verë dhe menaxheri i tij Jorge Mendes i ishte afruar Bayernit për të biseduar për një marrëveshje të mundshme atëherë.

Por pas intervistës në nëntor, ku Ronaldo e kritikoi klubin dhe trajnerin Ten Hag, Unitedi vendosi t’ia shkëpusë kontratën me pajtim dypalësh.

Ten Hag e ka përsëritur nevojën që skuadra e tij shikojë përpara, por e pranoi se 37-vjeçari e kishte nxitur vetë largimin nga klubi.

Ekipi është përqendruar në rikthimin në Premierligë. Krejt çfarë shoh unë është një ekip i uritur. Unë nuk shikoj prapa, vetëm kah e ardhmja”, tha Ten Hag.

Ai shtoi: “Ai zgjodhi të thotë lamtumirë, ai nuk është pjesë e ekipit më. Ai ka ikur dhe mbetet në të kaluarën. Ne tani shikojmë përpara dhe kah e ardhmja”.

Edhe Ronaldo po shikon kah e ardhmja tani, pas rikthimit për t’u harruar te klubi që dikur kishte bërë emër dhe kishte shkruar historinë.

Ronaldo është afër të nënshkruajë marrëveshje me klubin saudit, Al-Nassr, pasi raportohet se për të janë caktuar edhe testet mjekësoret.

Pavarësisht se Ten Hag theksoi se ka nevojë ta gjejë një zëvendësues të Ronaldos, skuadrae tij është përshtatur shumë mirë pa të pas rifillimit të sezonit në Premierligë, duke e mundur 3:0 Nottingham Forestin.

Unitedi është vetëm një pikë larg top katërshes pas fitores të martën mbrëma.

Lajme të ngjashme