Zyrtare: Manchester United konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Cristiano Ronaldon
Manchester United ka bërë të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me yllin Cristiano Ronaldo.
Portugezi nuk është më pjesë e "Djajve të Kuq" pas intervistës së fundit tronditëse që dha duke kritikuar drejtuesit, lojtarët e rinj dhe trajnerin Erik ten Hag.
Tani, Manchester United ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me Ronaldon me marrëveshje të dyanshme.
"Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët".
"Klubi e falënderon për kontributin në "Old Trafford", ku shënoi 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën në të ardhmen".
"Të gjithë te Manchester United mbesin të fokusuar në progresin e skuadrës nën urdhrat e Ten hag dhe të punojnë se bashku për të pasur sukses në fushë", shkruhet në komunikatë.
Cristiano Ronaldo is to leave Manchester United by mutual agreement, with immediate effect.
— Manchester United (@ManUtd) November 22, 2022
The club thanks him for his immense contribution across two spells at Old Trafford.#MUFC
Çfarë tha Ronaldo në intervistën tronditëse
Cristiano Ronaldo ishte personi kryesor në rrjetet sociale pas intervistës së fundit tronditëse që dha për Piers Morgan.
Ai kritikoi Ten Hagun dhe ish trajnerin Ralf Rangnick, derisa për holandezin deklaroi se nuk ka fare respekt për të.
“Nuk kam respekt për të pasi ai nuk tregoi respekt për mua. Nëse nuk ke respekt për mua, asnjëherë nuk do të kam respekt për ty".
Ronaldo gjithashtu kishte deklaruar se ndihet i tradhtuar nga Manchester Unitedi, pasi skuadra angleze sipas tij provoi ta shiste.
“Man United u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri (Ralf Rangnick), por edhe djemtë e tjerë që janë përreth klubit. U ndjeva i tradhtuar”.
“Ndjej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United, jo vetëm këtë vit por edhe sezonin e kaluar”.
Ndërkohë, ende s’ka asnjë reagim nga Ronaldo pas kësaj komunikate. Kujtojmë, një numër i madh i tifozëve të “Djajve të Kuq” donin ta largonin pesë herë fituesin e Topit të Artë.
