Ten Hag: Rashford është lojtar i rëndësishëm, nuk dua ta humbi - NACIONALE

Ten Hag: Rashford është lojtar i rëndësishëm, nuk dua ta humbi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka komentuar të ardhmen e sulmuesit të tij, Marcus Rashford, i cili me raste po spekulohet që mund të largohet.

Manchester United akoma nuk ka arritur që ta gjejë një qetësi të atillë aq sa të dihet në formë të prerë se cilët janë futbollistët mbi të cilët mund të llogaritet.

Në këtë formë po vazhdojnë të përbëjnë lajm edhe numri i lojtarëve që janë në vitin e fundit para skadimit të kontratave. Në një pozitë të ngjashme është edhe Marcus Rashford, pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2023.

Erik ten Hag ka qenë fare i qartë në përgjigjet që i janë shtruar, duke thënë se karrierën e sulmuesit anglez nuk e sheh të shkëputur nga Manchester United.

Ten Hag i jep besim të madh Rashfordit

Në konferencën e rregullt për shtyp që mbajti sot Erik ten Hag në vigjilje të ndeshjes kampionale kundër Brentford, të cilën Manchester United do ta luajë nesër me fillim në ora 18:30, trajneri anglez ishte i qartë kur u pyet për të ardhmen e Rashford.

"Ai është një lojtar njëmend i rëndësishëm. Mund ta keni vërejtur nga dita e parë që jam këtu. Jam vërtet i kënaqur me të dhe nuk du ta humbi. Sigurisht që bën pjesë në planet e Manchester United"
, theksoi ai.

Në këtë mënyrë ai në formë direkte e konfirmoi vullnetin e klubit për t'ia vazhduar kontratën dhe për të llogaritur në shërbimet e tij për sezonet tjera në vijim.

Deri më tani Manchester United ka shpenzuar 72 milionë euro në tregun e lojtarëve, ku më së shtrenjti arkave të tyre u ka kushtuar Lisandro Lopez nga Ajax, ndërsa Tyrell Malacia ka pasuar me 15 milionë euro. Pastaj, Christian Eriksen është afruar, por me parametra zero, ngase ishte pa kontratë.

Lajme të ngjashme