PSG në "sulm" për Marcus Rashfordin, kontaktet e para pozitive
Manchester United mund të humbasë një lojtar tjetër këtë verë pasi gjiganti francez PSG thuhet se po synojnë një lëvizje për anësorin këmbëshpejtë Marcus Rashford, sipas raportimeve të fundit nga Franca.
United ka një opsion për të zgjatur kontratën e Rashfordit edhe për një vit, megjithatë kampioni i Francës është duke e përshkruar anglezin si një opsion të mundshëm për të shtuar sulmin e tyre këtë verë.
Rashfordit i është kthyer pozicioni i tij deri më tani nën drejtimin e Erik Ten Hag, duke luajtur jashtë krahut të majtë të treshes së parë të United.
Megjithatë, anglezi kaloi një numër ndeshjesh sezonin e kaluar nën drejtimin e Ralf Rangnick në stol, gjë që e ka penguar zhvillimin e tij si lojtar.
Sipas një raporti të ri nga gazeta e njohur franceze, “L'Equipe”, PSG po synon një lëvizje për Rashford këtë verë.
“Paris Saint-Germain po synon Marcus Rashford për të forcuar sulmin e tyre. Janë bërë kontakte me rrethinat e lojtarit dhe diskutimet po përparojnë pozitivisht.”
“PSG ka kontaktuar me kampin e Marcus Rashford, bisedimet po ecin pozitivisht. Kontrata e tij skadon në qershor 2023 dhe Parisi është gati t'i japë atij mundësinë për të rifilluar karrierën e tij", shkruan gazeta franceze.
À la recherche d'un renfort en attaque, le PSG a ciblé l'international anglais Marcus Rashford, sous contrat avec Manchester United jusqu'en 2023 https://t.co/vTlcvBGLQc pic.twitter.com/c000W8suUZ
— L'ÉQUIPE (@lequipe) August 11, 2022
Është e paqartë në këtë fazë nëse United do të ishte i hapur për të shitur lojtarin dhe nëse një lëvizje mund të përparojë në këtë fazë.
Ndërsa, mediumi tjetër francez “RMC Sport” raporton se edhe Rashford është i hapur për kalimin në “Parkun e Princave”, pasi e sheh si hap avancues në karrierë.
Manchester United është duke hasur në probleme të mëdha sa i përket sulmit, pasi edhe Cristiano Ronaldo është i lidhur me largimin nga “Old Trafford”, pavarësisht që s’ka asgjë konkrete.
Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” mbesin në kërkim të një sulmuesi që të jetë se paku alternativë e Ronaldos.
