Ten Hag pas humbjes turpëruese: Paraqitja më e keqe e vitit - NACIONALE

Ten Hag pas humbjes turpëruese: Paraqitja më e keqe e vitit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag thotë se humbja ndaj Liverpoolit ishte paraqitja më e keqe e vitit.

Liverpool e demoloi Man Unitedin me rezultat të thellë 7:0 në “Anfield”.

Pas ndeshjes, tekniku holandez për “BBC Radio” deklaroi se ishte një paraqitje joprofesionale.

Ishte një paraqitje vërtetë e keqe dhe më e keqja e vitit. Ne e humbëm ndeshjen në fund të pjesës së parë dhe në fillimin e pjesës së dytë, por ju duhet të mbani kokën lart dhe ne nuk e bëmë”.

E gjitha ka të bëjë me të treguar disiplinë dhe ne nuk e bëmë, kështu që atëherë filloni të pranoni gola. Është një performancë vërtetë joprofesionale dhe e panevojshme. Ju duhet të bëni punën tuaj dhe ne nuk e bëmë”, tha ai.

Tutje, Ten Hag i kërkoi falje të gjithë tifozëve që udhëtuan në “Anfield” duke shtuar se e kupton arsyen pse disa u larguan para kohe

"Ishte e vështirë dhe ne me të vërtetë duhet t'i falënderojmë ata. Nuk mund t'i fajësoj ata që u larguan sepse ishte një paraqitje shumë e keqe, më vjen turp për tifozët sot".

Manchester United vazhdon të renditët në pozitën e tretë në tabelë, derisa këtë edicion ka fituar Carabao Cup.

Lajme të ngjashme