Liverpool 7:0 Manchester United, “Reds” turpërojnë “Djajtë e Kuq” midis “Anfieldit” - NACIONALE

Liverpool 7:0 Manchester United, “Reds” turpërojnë “Djajtë e Kuq” midis “Anfieldit”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka shënuar fitore të thellë në derbin e rivalëve të urryer ndaj Manchester Unitedit, në kuadër të kryederbit të xhiros së 26-të në Premierligë.

"Reds" fituan me rezultat të thellë 7:0, ndeshje ku dominuan qysh nga minuta e parë.

Liverpool tentoi nga fillimi të kalonte në epërsi, me goditjet e sulmuesve që përfundonin jashtë portës.

Në fakt, ishte Manchester United që shënoi fillimisht përmes mesfushorit Casemiro, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm një minutë më vonë, Andrew Robertson dhuroi një asistim perfekt te Cody Gakpo, i cili me një goditje të bukur i dha epërsinë vendasve (43'), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.

"Reds" treguan krejtësisht fytyrë tjetër në 45-minutëshin e dytë, me Darwin Nunez që dyfishoi epërsinë pas një asistimi perfekt të Elliott (47').

Ndërsa, tre minuta më vonë Mohamed Salah dribloi për mrekulli Lisandro Martinez duke pasuar te Cody Gakpo, i cili me një parabolë trefishoi rezultatin (50').

Pavarësisht këtij dominimi të thellë, Manchester United nuk arriti të bëjë asgjë me rivalët e tyre që shënuan edhe katër herë të tjera.

Nga një gabim në mbrojtje përfitoi Nunez duke dhuruar pasim te Salah, i cili la të shtangur De Gean me një goditje të fuqishme nga afërsia (66').

Liverpool nuk u ndal më kaq duke e poshtëruar më shumë Man Unitedin, me Nunez që shënoi të dytin personal me kokë pas harkimit të Jordan Henderson (75').

Tutje Mo Salah realizoi të gjashtin shtatë minuta pa përfunduar koha e rregullt u gjend në vendin e duhur dhe përfituar nga një top i kthyer (83').

Kurse, fitoren e vulosi i sapo inkuadruari Roberto Firmino me një gol të mrekullueshëm (89').

Liverpool me këtë fitore të madhe ngrihet në pozitën e pestë me 42 pikë, derisa Manchester United vazhdon të renditët në pozitën e tretë me 49 sosh.

Lajme të ngjashme