Ten Hag jep ‘dritën e gjelbër’, Man United e bën prioritet sulmuesin 100 milionësh
Manchester United pritet të bëjë një lëvizje për transferimin e sulmuesit të Benficas, Gonçalo Ramos.
Trajneri Erik ten Hag është i interesuar për të sjellë një qendërsulmues në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar veror dhe tani që një kohë skuadra angleze ka përpiluar një listë me emra si Harry Kane dhe Victor Osimhen.
Mirëpo, “AS” raporton se Man Unitedi interesimin më të madh e ka për Ramos dhe Ten Hag gjithashtu ka dhënë leje për një lëvizje të tillë.
Benfica është e hapur për ta lejuar portugezin të largohet, mirëpo vetëm nëse ofrohen 100 milionë euro si dhe iu konvenon fakti që interesim ka shprehur edhe Real Madridi.

“E pëlqej punën e tij, atë që bën për skuadrën. Është i ri, po shënon gola në Ligën e Kampionëve. Është normale që ka vëmendjen e klubeve tjera”, deklaroi trajneri Roger Schmidt për Ramos më herët këtë muaj.
Benfica kishte premtuar bisedime me Ramosin për rinovimin e kontratës, por thuhet se lojtari është shumë i zhgënjyer që klubi ende s’e ka mbajtur premtimin.
Këtë edicion, në 36 paraqitje Ramos ka shënuar plot 24 gola, derisa impresionoi edhe në Kupën e Botës duke shënuar het-trik ndaj Zvicrës në fitoren 6:1 në raundin e 16-të më të mirave.