Ten Hag insiston: Man Unitedi do të ketë sukses këtë sezon - NACIONALE

Ten Hag insiston: Man Unitedi do të ketë sukses këtë sezon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag insiston se Manchester Unitedi do të ketë sukses këtë sezon, pavarësisht fillimit zhgënjyes për sezonin 2024/25.

Unitedi renditet në pozitën e 12-të në Premierligë, ndërsa ka mbledhur shtatë pikë deri më tani.

Para ndeshjes së radhës, Ten Hag tregoi se është optimist se Unitedi do të ketë sukses të madh këtë edicion.

“Do të kemi një sukses të madh këtë sezon. Asgjë nuk është e lehtë, por nuk është diçka për të pasur panik. Mund t’i rregullojmë problemet”.

Ka pasur raportime përndryshe se tekniku holandez mund të shkarkohet nëse humbë dy ndeshjet e radhës, por që ai duket se është i qetë.

“Nuk jam duke menduar. Kemi krijuar një lidhje të mirë në verë me drejtuesit dhe liderët”.

“Kemi bërë marrëveshje dhe jemi të gjithë prapa kësaj. E dimë që strategjia është të marrim lojtar në një periudhë të shkurtër. Ata gjithashtu e dinë se në gjashtë vitet e fundit, gjithnjë kam fituar trofe andaj këtë po e mësyjmë gjithashtu”.

Përndryshe, nën urdhrat e Ten Hag – Man Unitedi deri më tani ka fituar titullin e Carabao Cup dhe FA Cup.

Lajme të ngjashme