Tani zyrtare: Sir Jim Ratcliffe blen 25 për qind të aksioneve të Manchester Unitedit
Presidenti i kompanisë së njohur INEOS ka blerë 25 për qind të aksioneve së klubit anglez, Manchester United.
Man Utd përmes një komunikate zyrtare ka lajmëruar se 25 për qind të aksioneve tani i takojnë Ratcliffe, i cili pritet të bëjë investim mbi 300 milionë euro në klub.
Ratcliffe tani do të ketë “fjalën e fundit” në investimet sportive, ku pritet të jenë mjaftë aktiv në verë.
“Manchester United (NYSE: MANU) njoftoi sot se ka hyrë në një marrëveshje sipas së cilës Kryetari i INEOS, Sir Jim Ratcliffe, do të blejë 25 për qind të aksioneve të klasit B të Manchester United dhe deri në 25 për qind të aksioneve të klasit A të Manchester United dhe të sigurojë një shtesë prej 300 milionë dollarësh për të mundësuar investimin e ardhshëm në Old Trafford”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.
Ndër të tjera, Ratcliffe deklaroi se kanë ambicie për ta kthyer Man Unitedin në maje të futbollit evropian dhe anglez.
"Si një djalë vendas dhe një mbështetës i përjetshëm i klubit, jam shumë i kënaqur që kemi qenë në gjendje të biem dakord për një marrëveshje me Bordin e Manchester United që na delegon përgjegjësinë e menaxhimit të operacioneve të futbollit, ndërsa suksesi komercial i klubit ka siguruar që gjithmonë ka pasur fonde të disponueshme për të fituar trofe në nivelin më të lartë, ky potencial nuk është zhbllokuar plotësisht kohët e fundit. Ne do të sjellim njohuritë, ekspertizën dhe talentin global nga më gjerë Grupi INEOS Sport për të ndihmuar në përmirësimin e mëtejshëm në klub, duke ofruar gjithashtu fonde që synojnë të mundësojnë investime të ardhshme në Old Trafford”.
“Ne jemi këtu për një afat të gjatë dhe e kuptojmë se na presin shumë sfida dhe punë të palodhur, të cilave do t'u qasemi me rigorozitet, profesionalizëm dhe pasion. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me të gjithë në klub – bordin, stafin, lojtarët dhe tifozët – për të ndihmuar në çuarjen përpara të klubit”.
“Ambicia jonë e përbashkët është e qartë: ne të gjithë duam ta shohim Manchester Unitedin atje ku i takojmë, në majat e futbollit anglez, evropian dhe botëror”.
Manchester United reaches agreement for Sir Jim Ratcliffe, Chairman of INEOS, to acquire up to a 25% shareholding in the Company.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) December 24, 2023