Tani zyrtare: Bad News Eagles e nis aventurën në "Legends Stage" ndaj Ence - NACIONALE

Tani zyrtare: Bad News Eagles e nis aventurën në "Legends Stage" ndaj Ence

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekipi kosovar Bad News Eagles të shtunën do të përballet me Ence në kuadër të "Legends Stage".

Ashtu siç pritej, edhe HLTV tani zyrtarisht ka konfirmuar se BNE do ta zhvillojnë ndeshjen ndaj Ences, më fillim nga ora 16:0.

Njësoi si në Majoret e kaluara, dy ndeshjet e para janë "bo1", që nënkupton se BNE do ta zhvillojë vetëm një ndeshje.

Për ta siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt, Bad News Eagles do t'iu nevojiten tre fitore, mirëpo në rast që pësojnë tre humbje atëherë eliminohen.

Deri më tani, BNE është përballur tre herë (dy prej tyre në bo3, një në bo1) me Encen por asnjëherë nuk ka arritur të fitojë duke pësuar tre humbje.

Hera e fundit kur dy skuadrat u përballen ishte më 9 shkurt 2023, ku u mposhten me rezultat 0:2 në mape (12:16 Vertigo, 12:16 Mirage).

Ndërkohë, ndeshja më interesante në kuadër të raundit të parë të "Legends Stage" padyshim do të jetë mes Vitality dhe G2, dy ndër favoritët kryesorë për ta fituar krejt kompeticionin.

Lajme të ngjashme