Super Rashica vazhdon me formën e lartë, shënon gol të bukur ndaj Konyasporit
Sulmuesi Milot Rashica ka kaluar Galatasaray në epërsi duke shënuar ndaj Konyasporit.
Kosovari pas 31 minutave lojë shënoi një gol fantastik pas një asistimi të Akturkoglut për t'i dhënë avantazhin mysafirëve.
Pas një pasimi nga afërsia, Rashica mori topin duke dribluar kundërshtarin dhe në fund e dërgoi në rrjetë (31').