Sulmuesi serb me justifikim të çuditshëm për shtyrjen e gjyqtarit: Po tentoja të merrja vëmendjen e tij - NACIONALE

Sulmuesi serb me justifikim të çuditshëm për shtyrjen e gjyqtarit: Po tentoja të merrja vëmendjen e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi serb i Fulhamit, Aleksandar Mitrovic, ofroi një justifikim të çuditshëm për shtyrjen e tij ndaj gjyqtarit, Chris Kavanagh, që e pa atë të përjashtuar nga ndeshja dhe më pas Federata e Anglisë hapi hetime ndaj tij. Ai thotë se veprimin e bëri për të marrë vëmendjen e gjyqtarit të takimit.

Reprezentuesi serb u përjashtua nga lojë në atë që ishte një minutë kapitullimi i plotë nga Fulham, i cili kishte në kontroll Manchester Unitedin në çerekfinalen e tyre të FA kupës deri në atë moment. Mitrovic shtyu Kavanaghun pasi gjyqtari e përjashtoi Willianin për një lojë të pastër me dorë dhe ndeshja mori rrjedhë tjetër nga ai moment me djajtë e kuq që fituan me përmbysje 3:1.

Aleksandar Mitrovic karton i kuq i Fulham FA Cup

Të dy lojtarët dhe trajneri janë akuzuar që atëherë nga Federata e Futbollit, dhe madje në deklaratën e tij për falje, Mitrovic u përpoq të ofronte një justifikim për veprimet e tij. "Në nivel personal, jam penduar për veprimet e mia që më çuan në përjashtimin. E lejova që zhgënjimi im të më kalonte dhe mënyra se si reagova ishte e gabuar," tha fillimisht Mitrovic.

Mitrovic Fulham 2022-23

“Po përpiqesha të tërhiqja vëmendjen e gjyqtarit, por e vlerësoj që nuk duhej të kisha vënë duart mbi të dhe e kuptoj pse më tregoi kartonin e kuq. Kam pranuar dënimin me tre ndeshje për mua, kam folur me Chris Kavanagh për të kërkuar falje dhe kam dalë vullnetarisht të pranoj një gjobë nga klubi”.

Silva - i cili gjithashtu u akuzua për goditjen me shkelm të një shisheje në drejtim të Kavanagh - gjithashtu tregoi pendimin e tij, duke shkruar në deklaratën e tij: "Duhet të kisha kontrolluar më mirë emocionet e mia. Më vjen keq për atë që ndodhi, edhe unë kam folur me Chris Kavanagh për të kërkuar falje. Ai e di që unë e respektoj atë dhe punën që bën ai.

Marco Silva karton i kuq i Fulham Manchester United 2022-23

“Për fat të keq, ne nuk u pamë sy më sy atë ditë, por e kuptoj që ai është një nga gjyqtarët më të mirë në këtë vend dhe e di që kur rrugët tona të kryqëzohen sërish, do të ketë respekt të ndërsjellë mes nesh. Më vjen keq që nuk isha në fushë për të tentuar ta çoja skuadrën në atë që mund të ishte një gjysmëfinale historike e FA Kupës në Wembley”.

Veprimet e Mitrovic, Willian dhe trajnerit Silva i kushtuan skuadrës së Fulhamit me humbjen e një shansi të artë për të triumfuar në një garë, pasi kishin epërsinë deri në 15 minutat e fundit.

Lajme të ngjashme